Rama në Korçë: Trashëguam skemë skandaloze, pensionistët po paguajnë koston

Kryeministri Rama në vazhdën e takimeve me pensionistët ka ndaluar sot në Korçë, ku ka folur për skemën e pensioneve dhe rritjen e tyre.


Kryeministri Rama në vazhdën e takimeve me pensionistët ka ndaluar sot në Korçë, ku ka folur për skemën e pensioneve dhe rritjen e tyre.

“Ne nuk kemi bërë premtime për rritje pensionesh. Kemi thënë që qëllimi ynë kryesor është të rrisim pensionet, por është qëllimi më i vështirë sepse mundësitë e ekonomisë kanë qenë të kufizuara. Trashëgimia në të gjitha fushat ka qenë problematike, sidomos te pensionet ka qenë dramatike”, u shpreh Rama.

Sipas tij, është një fakt i njohur botërisht, që një skemë pensionesh e ndërtuar keq është kostoja e një brezi të tërë.

“Skema e pensioneve që ne trashëguam ishte një skemë skandaloze, e menduar për të shtyrë të sotmen, pa menduar për të nesërmen e pensionistëve. Jam i bindur që kur ne morëm detyrën, situata e pensioneve ishte pa asnjë shpresë sepse ishte vendosur një tavan që ishte 24 mijë lekë dhe pavarësisht se çfarë kontributesh kishin dhënë njerëzit, nuk mund të merrnin më shumë se 24 mijë lekë. Pensioni mesatar në atë kohë ishte 105 euro, pa folur për minimalin që ishte një pension që nuk e merrnin të gjithë, pasi ne gjetëm mijëra pensionistë pa pension fare, sepse nuk kishin kontribuar në skemë asnjë ditë, gra shtëpiake, apo edhe burra që s’kishin dhënë asnjë kontribut”, tha Rama.

Kryeministri theksoi faktin se reforma në pensione ka sjellë një rritje të dukshme në nivelin e pensioneve në vend.

“Ne bëmë reformën, e cila ka bërë që tavani i atëhershëm prej 24 mijë lekësh të zhbëhet dhe ne sot kemi pensionistë që marrim edhe 300, 350 edhe 400 mijë lekë për shkak të kontributeve. Por, kemi edhe një pasqyrë diferencimi, për mësuesit që kanë dalë para dhe pas 2014-ës, ata që kanë dalë pas kanë pension më të lartë. Ne mund të flasim dhe shprehim dëshira, por me faktet nuk luftojmë dot! Këtu në mexhlisin ku bëhen debatet, çdo lloj gënjeshtre përcillet si fakt. Prandaj thuhet që një skemë pensionesh është fatura e një gjenerate për mirë apo për keq dhe kostoja më e rëndë dhe e vazhdueshme e asaj trashëgimie është kostoja që kanë paguar dhe paguajnë pensionistët”, tha Rama.

“Thonë disa u bëtë 11 vjet në qeveri akoma diskutoni për të shkuarën, po akoma për këtë arsye. Është shumë e rëndësishme se kujt ia beson qeverinë dhe kujt i ngelet në dorë qeveria sepse ja si ndodh. Kur ne e nisëm këtë detyrë, e kishim Prodhimin e Përgjithshëm të vendit nën 10 miliardë euro. Sot është 24 miliardë dhe i afrohet 25 miliardë euro. Kemi rritur volumin ekonomik të vendit me dy herë e gjysmë. Pagat sot janë rritur, qoftë në aspektin e Prodhimit të Përgjithshëm, qoftë pagat ne sot jemi të parët në rajon për rritjen e pagave”, u shpreh kryeministri.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Projektligji për letërnjoftimin digjital: Synohet lehtësimi i shërbimeve dhe ulja e kostove

Qytetarëve shqiptarë përveç kartës fizike të identitetit do t’u krijohet mundësia që të pajisen edhe me letërnjoftim digjital.

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Projektligji për letërnjoftimin digjital: Synohet lehtësimi i shërbimeve dhe ulja e kostove

Qytetarëve shqiptarë përveç kartës fizike të identitetit do t’u krijohet mundësia që të pajisen edhe me letërnjoftim digjital.