Balla takim me kryebashkiakun e Verias: Shqiptarët, pjesë e rëndësishme e shoqërisë së Greqisë

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe drejtues Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla zhvilloi një takim miqësor me kryetarin e Bashkisë së Verias, Vorgiazidis Konstantinos,.


Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe drejtues Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla zhvilloi një takim miqësor me kryetarin e Bashkisë së Verias, Vorgiazidis Konstantinos, një prej qyteteve ku shqiptarët jetojnë dhe punojnë që prej fillimit të viteve ’90.

Gjatë takimit, Balla vlerësoi mikpritjen që bashkia dhe qytetarët grekë i kanë treguar komunitetit shqiptar, i cili është bërë tashmë pjesë e integruar e shoqërisë në Veria.

“Gjej rastin t’ju falënderoj për mikpritjen që i keni dhënë bashkatdhetarëve të mi. Tashmë, shqiptarët janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë së Verias dhe të gjithë Greqisë, një urë lidhëse midis dy popujve tanë,” tha Balla në deklaratën e tij.

Takimi u zhvillua me synimin për të thelluar më tej marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe të mbështesë integrimin e komunitetit shqiptar që jeton e punon atje, duke promovuar vlera të mirëkuptimit dhe bashkëjetesës.

(ATSH)

Autoriteti i Dosjeve: Fati i themeluesve të shtetit shqiptar

Firmëtarët e Pavarësisë të cilët nënshkruan lirinë, përjetuan dhunën dhe persekutimin më të egër.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Autoriteti i Dosjeve: Fati i themeluesve të shtetit shqiptar

Firmëtarët e Pavarësisë të cilët nënshkruan lirinë, përjetuan dhunën dhe persekutimin më të egër.