Rama: Ushtarakët trashëguan pensione qesharake, e meritojnë rritjen që morën

Kryeministri Edi Rama, deklaroi sot se, ushtarakët shqiptarë janë të dytët më të paguar në rajon.


Kryeministri Edi Rama, deklaroi sot se, ushtarakët shqiptarë janë të dytët më të paguar në rajon.

Në një takim me pensionistët e Korçës për të diskutuar me ta mbi skemën e pensioneve, Rama tha se, “faktikisht ne kishim ushtrinë më të keqpaguar, por sot kemi ushtrinë e dytë më të paguar të rajonit”.

Rama tha se qeveria do të vazhdojë të mbështesë ushtarakët.

“Ne ushtarakët duam t’i çojmë në mesataren e NATO-s”, u shpreh Rama.

Kryeministri tha se, ushtarakët trashëguan pensione dhe paga që ishte skandaloze.

“Ndaj sot meritojnë atë që kanë marrë, mbase meritojnë edhe më shumë, por ne kemi bërë sa mundëm”, u shpreh kryeministri.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado shpjegoi se, një ish-ushtarak merr sot pensionin nga paga normale plus një pension minimal nga shteti.

Sipas tij, pagat e ushtarakëve ndryshojnë në varësi të gradave dhe një muaj ndryshim në pagë jep efekt në përllogaritjen e pensionit.

Lexo më shumë nga

Ambasadori i Azerbajxhanit leksion të hapur në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës

Ambasadori i Azerbajxhanit, Anar Huseynov, zhvilloi një takim me rektorin e UGJ, prof.dr. Jaho Cana dhe stafin

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ambasadori i Azerbajxhanit leksion të hapur në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës

Ambasadori i Azerbajxhanit, Anar Huseynov, zhvilloi një takim me rektorin e UGJ, prof.dr. Jaho Cana dhe stafin