“Balkan’s Business and Investment” në Turqi, fokus tek investimet strategjike dhe lidhjet e reja ekonomike për Shqipërinë

Zv.ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blerta Rama, theksoi mundësitë e bashkëpunimit ekonomik midis Shqipërisë dhe Turqisë, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në rajon.


Në forumin “Balkan’s Business and Investment”, i zhvilluar në Edirne, Turqi, zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blerta Rama, mbajti fjalën e saj, duke nënvizuar mundësitë e bashkëpunimit ekonomik midis Shqipërisë dhe Turqisë, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në rajon.

Në këtë forum morën pjesë edhe Prof. Dr. Ömer Bolat, ministër i Tregtisë, dhe Mehmet Fatih Kacir, ministër i Industrisë dhe Teknologjisë për Turqinë, të cilët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve strategjike në rajon. Diskutimet përfshinë edhe vendet e tjera të Ballkanit, si Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnje dhe Hercegovina dhe Bullgaria.

Ky forum, me takimet bilaterale, rrit vëmendjen dhe mundësitë që vendi ynë të ngrejë ura dhe lidhje të reja, sfiduese dhe njëkohësisht fitimprurëse për të ardhmen ekonomike të vendit, me horizonte të reja investimi, ide inovative në start-up dhe porta të reja biznesi.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!