Balla me studentë e profesionistë shqiptarë në Selanik: Shqipëria, tërheqëse edhe në aspektin ekonomik

Shumë nga pjesëmarrësit shprehën interesin për t’u kthyer dhe për të investuar në fusha të ndryshme, duke kontribuar në zhvillimin e vendit.


Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh drejtues Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, zhvilloi një takim me studentë dhe profesionistë shqiptarë në Selanik.

Në këtë takim, u diskutuan përshtypjet dhe planet e tyre për rikthimin në Shqipëri, duke u theksuar angazhimin për të kontribuar në zhvillimin e vendit.

Gjatë fjalës së tij, Balla vlerësoi cilësinë e lartë të edukimit që marrin shqiptarët në Selanik dhe përpjekjet e tyre profesionale për të shkëlqyer.

“Nuk kam gjetur deri tani një që të ketë studiuar në Selanik dhe të mos jenë në një nivel shumë të mirë në aspektin profesional. Më vjen mirë që këtë vizitë në Selanik e bëj këtu, mes dhjetëra profesionistëve. Keni shkëlqyer në arsim, por nuk i keni humbur lidhjet e ngushta me Shqipërinë,” tha Balla.

Ministri Balla vuri në dukje se Shqipëria është bërë një vend gjithnjë e më tërheqës, jo vetëm për turizëm, por edhe për mundësi ekonomike dhe profesionale.

“Sot Shqipëria ulet si një vend i barabartë në të gjitha tryezat ndërkombëtare ku ftohet. Shqipëria është bërë tërheqëse edhe në aspektin ekonomik. Nuk hezitoj aspak t’jua bëj ofertën për të ardhur dhe për të punuar në Shqipëri”, përfundoi Balla.

Shumë nga pjesëmarrësit shprehën interesin për t’u kthyer dhe për të investuar në fusha të ndryshme, duke kontribuar në zhvillimin e vendit.

Ky takim vjen një ditë përpara mbledhjes së paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama me diasporën shqiptare në Selanik.

(ATSH)

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!