Diskutohet mundësia e shkëmbimit të metodave policore me Kuvajtin

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, priti në takim të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Kuvajtit në Shqipëri, Adnan Alghunaim.


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, priti në takim të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Kuvajtit në Shqipëri, Adnan Alghunaim.

Në fokus të këtij takimi, krahas prezantimit mes palëve, ishin diskutimi rreth mundësisë së ngritjes së urave të bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Kuvajtit, si dhe rreth mundësive për shkëmbim vizitash dhe ekspertize, me qëllim aplikimin e eksperiencave dhe metodave policore më frytdhënëse.

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Kuvajtit në Shqipëri uroi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për detyrën, shprehu vlerësimin dhe mbështetjen për Policinë e Shtetit, si dhe konfirmoi gatishmërinë dhe vullnetin për të iniciuar dhe mbështetur bashkëpunimin policor mes dy vendeve, në interes të luftës së përbashkët kundër krimit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit vlerësoi gatishmërinë e të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën e Kuvajtit, për shtrirjen e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, si një kontribut i rëndësishëm në interes të qytetarëve të të dyja vendeve dhe njëherazi e falënderoi për mbështetjen e dhënë.

Në këtë kontekst palët sugjeruan nënshkrimin e një marrëveshjeje në fushën e sigurisë, me qëllim lehtësimin e bashkëpunimit, kjo dhe në aspektin e shkëmbimit të eksperiencave në fusha të ndryshme, ndërmjet agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Kuvajtit.

(ATSH)

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…