Etyd njerëzor, që mbetet madhështor në ekran!
Çast nga filmi “Rrugë të bardha” i regjisorit Viktor Gjika. Aktorë: Rikard Ljarja dhe Elida Cangonji.
Nga Mevlan Shanaj
Aktor & regjisor
Një çast nga më të arritur në ekranin shqiptar!
Çdo gjë është në perfeksion!
Vendosja, kompozimi, interpretimi, natyrshmëria, marrëdhëniet ! Plastika e trupit! E lumturisë dhe përhumbjes!
Gati të duken të gjalla objektet si soba, rrobat që lëshojnë avull, lakrori!
Kamera e qetë si një njeri i tretë që vetëm frymon!
Muzika sikur ngroh më shumë dhomëzën ,sytë e dashuruar, sinqeriteti i marrëdhënieve pa bërtitur !
Një etyd njerëzor trajtuar me thjeshtësi që mbetet madhështi në ekran!
Sipas meje është sekuencë botërore në çdo komponent!
Nga filmi” Rrugë të bardha” skenari : Vath Koreshi, regjisor Viktor Gjika, kompozitor Limos Dizdari, kamera Lionel Konomi. Në foto: Rikard Ljarja, Elida Cangonji ( 1974)