Rama: 50 mësues të rinj për t’u mësuar shqipen fëmijëve në diasporë, 8 në Selanik
Mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë në Greqi mbetet prioritet i qeverisë, e cila ka angazhuar 50 mësues të rinj gjuhës shqipe.
Mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë në Greqi mbetet prioritet i qeverisë, e cila ka angazhuar 50 mësues të rinj gjuhës shqipe.
Kryeministri Edi Rama e nisi takimin e tij me shqiptarët në Selanik paraqiti 8 nga 50 mësuesit e gjuhës shqipe, të cilat do të japin mësim në Selanik.
“Më lejoni në fillim që t’ju prezantoj këtu disa nga ne që siç e premtova mbas takimit të paharrueshëm të Áthinës do të na ndihmojnë që tu qëndrojmë më pranë fëmijëve tuaj për mësimin e gjuhës shqipe’”, tha Rama, në fillim të fjalës së vet.
Kryeministri theksoi se në Selanik janë 8 nga 50 mësuesit e parë të rinj të gjuhës shqipe me të cilët Ministria jonë e Arsimit do të lidhë një kontratë pune për t’i shërbyer e mësuar gjuhën tonë amëtare vogëlushëve shqiptarë të Greqisë.