Rama në Selanik: “Vorio Epiri”, term i vdekur me kohë dhe me vakt

Kryeministri: Ka vdekur bashkë me ҫdo ëndërr të lodhur të qarqeve dhe individëve të dalë boje dhe të dalë kohe këtyre anëve


Kryetari i Partisë Socialiste njëherësh kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm me komunitetin shqiptar në Selanik, deklaroi sot se, Vorio Epiri është një term i vdekur me kohë dhe me vakt

“Në vazhdim të këtyre shfaqjeve të padëshiruara, diku këtu rreth e rrotull një grup fantazmash të gjalla të së shkuarës janë angazhuar në një protestë kundër ardhjes time këtu për t’ju takuar ju. Me fletushka dhe me parulla qesharake të frymëzuara nga ai ashtuquajturi Vori Epir, ata kanë bërë këto ditë në adresën time edhe kërcënime, të cilat mua më shkaktojnë vetëm keqardhje. Njësoj siҫ më shkakton keqardhje ҫdo spazëm e kujtdo në Shqipëri që ushqen ndjenja jo miqësore ndaj Greqisë fqinje dhe mike”, theksoi Rama.

“Vorio Epiri është një term i vdekur me kohë dhe me vakt. Ka vdekur bashkë me ҫdo ëndërr të lodhur të qarqeve dhe individëve të dalë boje dhe të dalë kohe këtyre anëve. Kush e përdor akoma sot termin Vorio Epir kur flet për jugun e Shqipërisë tregon vetëm dritëshkurtësinë dhe pafuqinë e vetë për të jetuar në shekullin e 21-të”, tha Rama.

Këto nënvizoi Rama, “këto janë fosile për gjynah, por nuk janë në asnjë mënyrë arsye që të ushqejmë brenda nesh ndjenja jo miqësore ndaj Greqisë”.

Lexo më shumë nga

Malaj: Menaxhimi efektiv i shpenzimeve publike, thelbësor për stabilitetin ekonomik

Ministri i Financave, Petrit Malaj mori pjesë në takimin mbi forcimin e mekanizmave dhe matjen e performancës së funksioneve të…

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Malaj: Menaxhimi efektiv i shpenzimeve publike, thelbësor për stabilitetin ekonomik

Ministri i Financave, Petrit Malaj mori pjesë në takimin mbi forcimin e mekanizmave dhe matjen e performancës së funksioneve të…