Rama: Greqia partner i pazëvendësueshëm, pjesë e trekëndëshit strategjik të politikës së jashtme

Kryeministri: Greqia është jo thjesht një vend fqinj, por një partner i pazëvendësueshëm


Kryetari i Partisë Socialiste njëherësh Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm me komunitetin shqiptar në Selanik, deklaroi se, Greqia është jo thjesht një vend fqinj, por një partner i pazëvendësueshëm.

“Për Shqipërinë e sotme Greqia është jo thjesht një vend fqinj, por një partner i pazëvendësueshëm që së bashku me Italinë dhe me Turqinë, përbën njërën nga brinjët e trekëndëshit strategjik të politikës sonë të jashtme”, tha Rama.

“Ndërsa për ju shqiptarët e Greqisë, Greqia është shtëpia e juaj ku ju jeni sot, qytetarë të barabartë të Evropës, njësoj si grekët, pa asnjë dallim dhe ku peripecitë e jashtëzakonshme të integrimit tuaj të plotë në shoqërinë demokratike të këtij vendi, janë kujtime dhe histori”, iu drejtua Rama shqiptarëve që jetojnë në Greqi.

“Kujtime të trishta sa të duash, po ama në të njëjtën kohë, një histori krenarie e mishëruar në fuqinë heroike të ambicies së të gjithë prindërve që morën në krah fëmijët për të ardhur këtu për një jetë më të mirë, që qëndruan, luftuan dhe fituan vendin e tyre në këtë tokë të Evropës”, tha Rama.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Polifonia e mendimit në krijimtarinë e Natasha Lakos

Natasha Lako ka dhënë një kontribut të vyer në letërsi. Ajo është evidentuar si një zë i fuqishëm poetik.

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Polifonia e mendimit në krijimtarinë e Natasha Lakos

Natasha Lako ka dhënë një kontribut të vyer në letërsi. Ajo është evidentuar si një zë i fuqishëm poetik.