Rama në Selanik: Leximi i historisë, arsye për të parë vlerë tek njëri-tjetri drejt së ardhmes

Kryeministri: Shqiptarët dhe grekët duhet t’i shohin territoret e njëri-tjetrit si hapësira bashkëpunimi, zhvillimi dhe mirëqenie të përbashkët.


Kryetari i Partisë Socialiste njëherësh Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm me komunitetin shqiptar në Selanik, deklaroi se, shqiptarët dhe grekët duhet t’i shohin territoret e njëri-tjetrit si hapësira bashkëpunimi, zhvillimi dhe mirëqenie të përbashkët.

“Nga leximi i të ardhmes me sytë e të shkuarës, prej ku mendjet e ngushta dhe gojët e mykura të mexhelisit politik dhe mediatik, jo vetëm këtu në Greqi, por edhe në Shqipëri dhe gjetkë në rajonin tonë ushqehen me frytet e kalbura të nacionalizmave ballkanikë dhe jashtë nxjerrin helmet e historisë së përdorur si lëndë luftarake, fitojnë vetëm politikat e vjetra dhe politikanët që rrijnë me kurriz nga e ardhmja”, u shpreh Rama.

Ndërkohë, shtoi Rama, “që lëndohen interesat e popujve dhe të gjithë fëmijëve të këtij rajoni, i cili fatkeqësisht ka prodhuar gjithnjë më shumë histori sesa ka mundur të tresë”.

Ndërsa, shtoi Rama, “leximi me sytë e së ardhmes e historisë së përbashkët me Greqinë na jep mijëra arsye, po aq sa vitet që shqiptarët dhe grekët kanë bashkëndarë diellin në këtë pjesë të kontinentit tonë për të parë tek njëri-tjetri një vlerë dhe një forcë të shtuar në rrugën e pandashme të së ardhmes dhe për t’i parë territoret e njëri-tjetrit si hapësira bashkëpunimi, zhvillimi dhe mirëqenie të përbashkët, jo si copëra hartash të vjetra ku kultivohen drurët e shtrembër të nacionalizmit folklorik”.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Polifonia e mendimit në krijimtarinë e Natasha Lakos

Natasha Lako ka dhënë një kontribut të vyer në letërsi. Ajo është evidentuar si një zë i fuqishëm poetik.

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Polifonia e mendimit në krijimtarinë e Natasha Lakos

Natasha Lako ka dhënë një kontribut të vyer në letërsi. Ajo është evidentuar si një zë i fuqishëm poetik.