Raporti për të dhënat personale, Dumani: SPAK ruan të drejtat e qytetarëve

Kreu i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani ka deklaruar sot se SPAK në punën e tij jo vetëm duhet të jetë efektiv në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, por edhe të respektojë të drejtat e qytetarëve.


Kreu i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani ka deklaruar sot se SPAK në punën e tij jo vetëm duhet të jetë efektiv në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, por edhe të respektojë të drejtat e qytetarëve.

Duke folur në takimin me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela dhe Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, Dumani theksoi se “qasja jonë i ka rrënjët te transparenca dhe privatësia, për të garantuar që metodat që ne përdorim përmbushin standardet evropiane dhe mbrojnë të drejtat e qytetarëve. Ne synojmë jo vetëm të jemi efektivë në luftën kundër krimit të organizuar, por mbi të gjithë të ruajmë vlerat që janë në themel të shoqërive tona demokratike.”

Nga ana e tij, Prokurori i Përgjithshëm, Çela nënvizoi se “procesi i monitorimit nga Komisioneri ka vlerë jo vetëm në drejtim të zbatimit të Marrëveshjes mes Republikës se Shqipërisë dhe Eurojust, por krijon mundësinë e vendosjes së standardeve të larta për trajtimin e të dhënave personale nga ana e prokurorisë në të gjitha drejtimet, shumë e rëndësishme kjo edhe në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe standardeve që duhet të përmbushin institucionet shqiptare”, raportojnë medit.

Gjithashtu, ai theksoi domosdoshmërinë e një komunikimi të vazhdueshëm institucional me Komisionerin edhe për sa i përket transparencës me publikun.

Në fjalën e tij për të pranishmit, Komisioneri Dervishi theksoi si mjaft të rëndësishëm bashkëpunimin dhe kontributin proaktiv të strukturave qendrore dhe vendore të sistemit të Prokurorisë, në funksion të forcimit të standardeve dhe mekanizmave që garantojnë mbrojtjen e të dhënave personale, si një e drejtë themelore e individit.

“Rezultati duket më se pozitiv, vlerësim maksimal pati nga ana e kolegëve të mbrojtjes së të dhënave të Eurojust dhe veçanërisht, prezantimi si modeli për t’u aplikuar edhe nga vendet e tjera të rajonit në Akademinë e Mbrojtjes së të Dhënave, organizuar në Bruksel në shtator të këtij viti nga Komisioni Evropian.

Vlerësoj se përveç suksesit të këtij Raporti, çfarë tjetër duhet të nënvizohet në këtë proces është bashkëpunimi dhe komunikimi i shkëlqyer ndërmjet Institucioneve tona të pavarura në misionin tepër të rëndësishëm që ato kanë.

Ky rol i caktuar në këtë Marrëveshje për institucionin tonë lidhet me një të drejtë të cilësuar shumë të rëndësishme në BE. Kjo, ashtu si dhe vlerësimi nga ana e partnerëve ndërkombëtarë, na bën patjetër të ndihemi mirë nga njëra anë, por nga ana tjetër, na ngarkon me përgjegjësi për të vijuar me po të njëjtin angazhim dhe cilësi këtë ushtrim periodik, të cilin duhet ta konsiderojmë si një mundësi për të përmirësuar proceset e punës dhe praktikat e mira të bashkëpunimit ndërinstitucional”, tha Dervishi.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Shqipëria mikpret Ministerialin e Mbrojtjes për Evropën Juglindore

Shqipëria do të presë në datat 5-7 nëntor, Ministerialin e Mbrojtjes për Evropën Juglindore (South East Defence Ministerial – SEDM).

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëria mikpret Ministerialin e Mbrojtjes për Evropën Juglindore

Shqipëria do të presë në datat 5-7 nëntor, Ministerialin e Mbrojtjes për Evropën Juglindore (South East Defence Ministerial – SEDM).