Qendra multifunksionale në Luginën e Vjosës, stacion informimi për vizitorët
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro prezantoi sot në Përmet projektin e Qendrës Multifunksionale në Luginën e Vjosës.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro prezantoi sot në Përmet projektin e Qendrës Multifunksionale në Luginën e Vjosës.
Ministrja Kumbaro bëri të ditur se Stacioni i Informimit është menduar si porta hyrëse, oda e pritjes për mysafirët që vijnë në Parkun Kombëtar, për të qëndruar sa më gjatë, dhe eksploruar dhe përjetuar gjithë përvojat e jashtëzakonshme që ai ofron.
“Bashkëbiseduam me qytetarë, biznese, guida turistike, organizata dhe aktivistë me të cilët ndamë informacione mbi projektin e ri të rëndësishëm që pritet të nisë së shpejti pranë”, u shpreh ajo.
Projekti i kësaj qendre, produkt i një konkursi ndërkombëtar, është më shumë sesa një strehë, është arteria kryesore prej nga do të burojë gjithë informacioni për vlerat e rralla natyrore e kulturore të Parkut Kombëtar të Vjosës, si dhe e të gjithë itinerareve, që mund të përshkohen për t’i njohur nga afër këto vlera unike, siç është unike vetë Vjosa, i fundit lumë i egër në Europë.
(ATSH)