Francë, Vengu: Të angazhuar për inovacion dhe investime të huaja në fushën luftarako-detare

Shqipëria është e angazhuar për të inkurajuar inovacionin dhe investimet e huaja në fushën luftarako-detare.


Në kuadër të një vizite zyrtare në Francë, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, mori pjesë në panairin Euronaval, i cili i kushtohet industrisë luftarako-detare.

Gjatë kësaj vizite, Vengu bën me dije nëpërmjet një postimi në Facebook, se pati kënaqësinë të zhvillojë një bisedë dhe të shkëmbejë mendime me gjeneralin Thierry Carlier, drejtor ekzekutiv i Drejtorisë së Përgjithshme të Armatimit në Ministrinë e Ushtrisë së Francës.

“Biseduam për projekte potenciale në kuadër të bashkëpunimit institucional dhe ushtarak, përfshirë rivitalizimin e industrisë ushtarake në Shqipëri dhe mundësinë e përfshirjes së kompanive franceze në rritjen e kapaciteteve të Forcave të Armatosura Shqiptare”, njofton ministri i Mbrojtjes.

Më tej ministri nënvizoi se “ndërsa dinamikat globale të sigurisë evoluojnë, teknologjitë e avancuara detare po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme”.

Si pjesë aktive e këtij zhvillimi, nënvizoi ministri Vengu, Shqipëria është e angazhuar për të inkurajuar inovacionin dhe investimet e huaja në fushën luftarako-detare.

(ATSH)

Besmir Hysa emërohet drejtor i Entit Kombëtar të Banesave

Hysa ka ushtruar profesionin e arkitektit në kompani të ndryshme si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Besmir Hysa emërohet drejtor i Entit Kombëtar të Banesave

Hysa ka ushtruar profesionin e arkitektit në kompani të ndryshme si brenda ashtu dhe jashtë vendit.