Vota e emigrantëve, KQZ: Asnjë dokument në zarf veç fletës së votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hartuar rregullat për procedurat e votimit të zgjedhësve nga jashtë vendit.


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hartuar rregullat për procedurat e votimit të zgjedhësve nga jashtë vendit.

Sipas projektvendimit të Komisionit Zgjedhor, të drejtën e votës nga jashtë vendit e ka çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote, emri i të cilit gjendet në listën përfundimtare të zgjedhësve nga jashtë dhe që në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) ka ngarkuar një dokument identifikimi të vlefshëm përpara miratimit të kësaj liste.

Fleta e votimit për diasporën do të jetë e njëjtë me fletën e votimit që përdoret brenda për brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, por me një element të veçantë dallues.

KQZ do t’ia dërgojë fletën me postë emigrantit në adresën që ai ka deklaruar. Fleta e votimit shoqërohet edhe me zarfin në të cilin duhet të futet pas plotësimit.

Votuesit i dërgohet edhe me një dokument që përmban sqarime për plotësimin e fletës dhe një udhëzues mbi procedurat e dërgimit mbrapsht të fletës së votimit nga zgjedhësi tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Zarfi ku futet fleta e votimit është në përmasa dhe në ngjyrë të njëjtë për të gjithë zgjedhësit.

Zgjedhësi të cilit i ka mbërritur dokumentacioni zgjedhor nga KQZ plotëson fletën e votimit duke bërë shënimin përkatës sipas udhëzimeve të dërguara nga ky institucion. Plotësimi i fletës së votimit bëhet në mënyrë individuale.

Pasi plotëson fletën e votimit, zgjedhësi e vendos atë në zarfin e fletës së votimit të dërguar nga KQZ. Në zarfin e fletës së votimit vendoset/futet vetëm fleta e votimit dhe asnjë dokument tjetër. Nuk lejohet asnjë lloj shënimi mbi zarfin e fletës së votimit.

Zarfi i fletës së votimit, i cili përmban vetëm fletën e votimit, vendoset në një zarf tjetër të siguruar nga vetë zgjedhësi, i cili ka dimensione të rekomanduara nga KQZ.

Mbi këtë zarf zgjedhësi duhet të vendosë/ngjisë Kodin Unik të regjistrimit të tij në PER, të cilin ai e printon nga kjo platformë.

Zarfi mbi të cilin është vendosur Kodi Unik i zgjedhësit i cili ka brenda zarfin që mban fletën e votimit, futet në zarfin e ofruar nga shërbimi postar përkatës dhe postohet për në adresën e KQZ.

Dërgimi i dokumentacionit zgjedhor nga zgjedhësi për në KQZ, rekomandohet të bëhet nëpërmjet një shërbimi postar i cili mundëson gjurmimin e dërgesës.

Zgjedhësi duhet të kujdeset që dërgimi i dokumentacionit zgjedhor për në KQZ të bëhet brenda një afati i cili mundëson mbërritjen e tij në Republikën e Shqipërisë brenda orës 19:00 të ditës së zgjedhjeve.

KQZ ruan dhe administron dokumentacionin zgjedhor të marrë në dorëzim nga operatori i shërbimit postar në një ambient të veçantë, i cili monitorohet me kamera.

Pasi ka marrë në dorëzim zarfin e shërbimit postar, KQZ e hap atë dhe lexon të dhënat e Kodit Unik që përmban zarfi që gjendet brenda zarfit të shërbimit postar. Këto të dhëna shënohen në një regjistër të posaçëm.

Në këtë regjistër shënohet edhe ora e regjistrimit të këtyre të dhënave në regjistrin e posaçëm. Menjëherë pas regjistrimit në këtë regjistër, KQZ njofton zgjedhësin në llogarinë e tij në PER se vota e tij u administrua në KQZ dhe se do të vlerësohet në afatin e përcaktuar në Kodin Zgjedhor.

Sipas KQZ, në këtë vendim, përfaqësuesit e partive politike, organizatat e shoqërisë civile të angazhuara në fushën e të drejtave të njeriut dhe/ose zgjedhjeve, media, apo palë të tjera me interes të ligjshëm në këtë proces, kanë të drejtë të mbikëqyrin çdo aspekt të proceseve të rregulluar nga vendim.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Polifonia e mendimit në krijimtarinë e Natasha Lakos

Natasha Lako ka dhënë një kontribut të vyer në letërsi. Ajo është evidentuar si një zë i fuqishëm poetik.

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Polifonia e mendimit në krijimtarinë e Natasha Lakos

Natasha Lako ka dhënë një kontribut të vyer në letërsi. Ajo është evidentuar si një zë i fuqishëm poetik.