Spiropali: Mbështetja për Ukrainën, deri në kthimin e rendit ndërkombëtar
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti sot në Kryesinë e Kuvendit, përfaqësues të grupit të miqësisë të parlamentit të Ukrainës.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti sot në Kryesinë e Kuvendit, përfaqësues të grupit të miqësisë të parlamentit të Ukrainës.
Kryetarja Spiropali u shpreh se Shqipëria është një vend i vogël me zemër të madhe.
Parlamenti, qeveria, institucionet dhe qytetarët e saj kanë qenë dhe do të vijojnë të jenë vendosmërisht dhe pa u lëkundur në mbështetje të luftës së Ukrainës kundër agresionit rus.
Mbështetja jonë e vendosur për mbrojtjen e sovranitetit, tërësisë territoriale dhe çlirimin e Ukrainës do të vijojë deri në kthimin e rendit ndërkombëtar, për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme dhe rindërtimin e vendit.
Aleanca dhe solidariteti me popullin e Ukrainës është luftë për të mbrojtur qytetërimin, vlerat tona të përbashkëta, lirinë, demokracinë dhe të drejtën e shenjtë të popujve për të vendosur vetë për fatin e tyre.
(ATSH)