Orban fton kryeministrin Rama në Budapest

Kryeministri Edi Rama të enjten do të jetë në Budapest, Hungari, me ftesë të homologut Viktor Orban.


Kryeministri Edi Rama të enjten do të jetë në Budapest, Hungari, me ftesë të homologut Viktor Orban.

Orban i ka bërë ftesë kryeministrit Rama për të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest, krahas mbi 50 liderëve të tjerë evropianë. Në qendër të këtij samiti, Orban ka vendosur luftën ndaj emigracionit të paligjshëm. Orban ka mbështetur publikisht paktin Rama-Meloni për kampet e azilkërkuesve në vendin tonë. Sipas tij, pa ngritjen e kampeve të menaxhimit të kërkesave për azil jashtë BE-së nuk mund të ndalet emigrimi i paligjshëm. Të gjitha zgjidhjet e tjera për kryeministrin hungarez janë një iluzion.

“Konfliktet dhe paqëndrueshmëria janë në rritje në Afrikë. Emigrimi i parregullt dhe instrumentalizimi i tij përbën një sfidë shtesë për Evropën. Ne do të diskutojmë mbi sfidat e sigurisë, të ndjekura nga katër sesione kryesore mbi temat e emigracionit dhe sigurisë ekonomike. Sesioni për emigracionin do të përfshijë të gjitha aspektet në luftën ndaj tij”, lexohet në ftesën e Orban drejtuar kryeministrit Rama, njofton Klan.

Hungaria mban presidencën e radhës së BE-së deri në fund të dhjetorit. Ky shtet luajti një rol vendimtar për mbajtjen e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare me Shqipërinë më 15 tetor, që shënoi edhe hapjen faktike të shqyrtimit të kapitujve të parë të negociatave.

(ATSH)

Besmir Hysa emërohet drejtor i Entit Kombëtar të Banesave

Hysa ka ushtruar profesionin e arkitektit në kompani të ndryshme si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Besmir Hysa emërohet drejtor i Entit Kombëtar të Banesave

Hysa ka ushtruar profesionin e arkitektit në kompani të ndryshme si brenda ashtu dhe jashtë vendit.