Parandalimi i krimit të organizuar dhe trafiqeve, Policia marrëveshje me Postën Shqiptare66]@

Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe nga Administratori i Postës Shqiptare Ardit Demiri.


Policia e Shtetit ka nënshkruar një marrëveshje me Postën Shqiptare, me fokus parandalimin e krimit të organizuar dhe ruajtjen e sigurisë kombëtare. Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe nga Administratori i Postës Shqiptare, Ardit Demiri.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është parandalimi dhe goditja e krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, terrorizmit, kontrabandës së mallrave dhe lëndëve të rrezikshme për jetën dhe shëndetin, si dhe pastrimit të parave, korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Policia e Shtetit dhe Posta Shqiptare do të koordinojnë punën për vënien në dispozicion të pamjeve filmike, në rastet kur Policia e Shtetit i vlerëson si të domosdoshme për parandalimin dhe hetimin e ngjarjeve kriminale.

Gjithashtu, palët do të bashkëpunojnë për sigurimin dhe shkëmbimin e menjëhershëm të informacioneve që lidhen me cenimin e sigurisë, mbrojtjes së infrastrukturës së zyrave postare, jetës dhe shëndetit të punonjësve, si dhe në drejtim të parandalimit, zbulimit dhe goditjes së veprimtarive kriminale.

(ATSh)

Zv.ministri Dobi pret zyrtarin belg: Në fokus drejtësia dhe integrimi në BE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Koordinimin dhe Çështjet Evropiane në Ministrinë e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Zv.ministri Dobi pret zyrtarin belg: Në fokus drejtësia dhe integrimi në BE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Koordinimin dhe Çështjet Evropiane në Ministrinë e…