Konferenca “Gruaja, Paqja, Siguria”, Koçiu: Qeveria shqiptare, qasje të re për fuqizimin e gruas

Konferenca Kombëtare “Gruaja, Paqja, Siguria” u organizua sot nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në bashkëpunim me UN Women


Konferenca Kombëtare “Gruaja, Paqja, Siguria” organizuar sot nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në bashkëpunim me UN Women, mblodhi sot zyrtarë të lartë të qeverisë dhe përfaqësues ndërkombëtarë për të diskutuar lidhur me sfidat dhe mundësitë që gratë të kontribuojnë në Axhendën e Paqes dhe Sigurisë, si dhe për prezantimin e Planit Kombëtar të Veprimit për zbatimin e Rezolutës 1325 të OKB-së për Gruan, Paqen dhe Sigurinë.

Në këtë konferencë morën pjesë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ministri i Jashtëm, Igli Hasani, zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko, përfaqësuesi i UN Women në Shqipëri, Michele Ribotta, kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Michel Tarran, përfaqësues nga Ambasada e Suedisë në vendi tonë si dhe nga shoqëria civile.

Në fjalën e saj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se konferenca shërben për të riafirmuar rolin thelbësor të gruas në shoqërinë tonë. Ajo vuri në dukje se Shqipëria është pjesë e mbi 100 vendeve të botës që kanë miratuar një plan veprimi për rezolutën 1325.

“Të njëjtat të dhëna tregojnë se vendet me nivel më të lartë të barazisë gjinore kanë shumë më pak gjasë që të përdorin forcën për të zgjidhur konfliktet e tyre. Ekziston një korrelacion i qartë midis gruas dhe paqes: Një ekuacion që thotë: Gruaja baras paqe! Personalisht, ndihem vërtet e privilegjuar që jam pjesë e një prej të paktave kabineteve në botë që përbëhet me shumicë nga gratë. Shqipëria ka sot më shumë gra se kurrë më parë në Forcat e Armatosura, në misionet ndërkombëtare paqeruajtëse, në diplomaci, në Policinë e Shtetit, si dhe në nivelet drejtuese”, nënvizoi ministrja.

Duke shprehur angazhimin e MSHMS-së në koordinimin e procesit, si dhe zbatimin e Planit të Veprimit për Rezolutën 1325, ministrja Koçiu u shpreh se “më shumë përfshirje, më shumë zë nga ana e gruas është garancia më e mirë që kemi për ndërtimin e një të ardhme më të mirë”.

“Kemi hyrë në vitin e 25-të të zbatimit të kësaj rezolute me një rëndësi monumentale dhe besoj është e qartë për të gjithë, se asnjëherë më shumë se sot, bota, bashkë me të edhe Shqipëria, nuk kanë pasur më shumë nevojë të riafirmojnë kolektivisht rolin e gruas në promovimin e paqes. Pjesëmarrja e grave në marrëveshjet e paqes rrit suksesin e marrëveshjes me 35%. Pjesëmarrja e vazhdueshme e gruas në ndërtimin e paqes ul me 70% mundësinë që konflikti të rindizet. Si dhe pjesëmarrja e saj bën të mundur, pothuajse gjithmonë, që përpos paqes, marrëveshja të mbajë parasysh edhe nevojat sociale, përfshi ato të grave, fëmijës, shtresave të margjinalizuara, etj”, deklaroi ajo.

Ministrja Koçiu u ndal edhe në gjetjet e progres-raportit të KE-së për Shqipërinë i cili konfirmon progresin e rëndësishëm në ngushtimin e hendekut gjinor. “Mes të tjerave, progres-raporti ka evidentuar se pothuajse 2 nga 3 të punësuar në administratë gjatë 2024-s janë vajza dhe gra. Si dhe gjithashtu ka evidentuar ngushtimin e mëtejshëm të hendekut si në punësim, ashtu edhe në diferencën e pagës”, tha ajo. “MSHMS ka një rol thelbësor, për të promovuar barazinë për të gjithë, edhe për ato gra dhe vajza të gjendura në kushte jo të privilegjuara. Sot kemi mekanizma si Fondi Social, si dhe shërbime me bazë komunitare të shtrira në pushtetin vendor apo të ofruara në bashkëpunim me shoqërinë civile, streha për viktimat e dhunës, mbështetje direkte për riintegrim, punësim, etj. Kemi një qasje të re, që dëshirojmë ta fuqizojmë gjithmonë e më shumë, për bashkëpunimin direkt me njësitë e pushtetit vendor për identifikimin e nevojave të të gjithëve, por në veçanti të gruas dhe fëmijës në terren, për t’iu përgjigjur çdo nevojë në çdo qelizë të territorit”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

(ATSH)

USAID mbështet rritjen e konkurrueshmërisë në bujqësi

Agjencia e Shteteve të Bashkura për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) po mbështet përmirësimin e konkurrueshmërisë në bujqësi

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

USAID mbështet rritjen e konkurrueshmërisë në bujqësi

Agjencia e Shteteve të Bashkura për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) po mbështet përmirësimin e konkurrueshmërisë në bujqësi