Emergjencat Civile, certifikohen 30 ekspertë shqiptarë nga Mbrojtja Civile e Italisë

30 ekspertë shqiptarë u certifikuan me sukses pas pjesëmarrjes së tyre në trajnimin për përballimin e emergjencave civile, nga ekspertë italianë të Mbrojtjes Civile.


30 ekspertë shqiptarë u certifikuan me sukses pas pjesëmarrjes së tyre në trajnimin për përballimin e emergjencave civile, nga ekspertë italianë të Mbrojtjes Civile.

Në ceremoninë e zhvilluar në Residencën italiane në Tiranë, pjesëmarrësit u përshëndetën nga ambasadori italian Fabrizio Bucci, shefi i departamentit të Mbrojtjes Civile Italiane, Fabio Ciciliano, drejtoresha e AICS Tiranë, Stefania Vizzaccaro dhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) Haki Çako.

Ambasadori Bucci nënvizoi në përshëndetjen e tij se, “ekselenca e sistemit italian të Mbrojtjes Civile, i cili në nivel evropian dhe global përbën një model të vërtetë kompetence që mund të eksportohet në vende të tjera, falë projekteve të tilla, forcon bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, për një të ardhme edhe më të qëndrueshme dhe të sigurt përballë emergjencave civile”.

Drejtori i AKMC-së, Haki Çako theksoi se, “pavarësisht ekzistencës së shkurtër pesëvjeçare të AKMC-së, bashkëpunimi intensiv dhe domethënës me departamentin italian të Mbrojtjes Civile ka sjellë ndihmë të rëndësishme në tërmetin e nëntorit 2019, pandeminë COVID-19, zjarret e vitit 2024, përmbytjet dhe bllokimet nga dëbora, ndërsa janë nënshkruar dhe përgatitur një sërë marrëveshjesh dhe projekte të financuara për zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes civile në Shqipëri”.

Ky kurs u zhvillua në kuadër të projektit “Krijimi i një qendre operative kombëtare për emergjencat civile të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Shqiptare”, financuar nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim.

Falë 19 moduleve të ofruara nga specialistët e Mbrojtjes Civile Italiane u trajtuan çështje teorike dhe operative duke përfshirë menaxhimin e emergjencave dhe mbështetjen për autoritetet vendore, logjistikën, ushtrimet dhe asistencën social-shëndetësore, menaxhimin dhe organizimin e zonave të pritjes dhe strukturave të përkohshme, etj.

Bashkëpunimi ndërmjet AICS, Departamentit të Mbrojtjes Civile italiane dhe AKMC-së është një bashkëpunim që prej vitit 2019 ka bërë të mundur një përmirësim progresiv të shërbimeve dhe funksionimit të Agjencisë Shqiptare, e cila që nga krijimi dhe hapja e Qendrës Operative Kombëtare për Emergjencat Civile të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile shqiptare po çon në një ripërtëritje të koordinimit brenda kuadrit të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, në të cilin merr pjesë Shqipëria.

Lexo më shumë nga

Zv.ministri Dobi pret zyrtarin belg: Në fokus drejtësia dhe integrimi në BE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Koordinimin dhe Çështjet Evropiane në Ministrinë e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Zv.ministri Dobi pret zyrtarin belg: Në fokus drejtësia dhe integrimi në BE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Koordinimin dhe Çështjet Evropiane në Ministrinë e…