Gjiknuri nga Amerika: Rezultati i zgjedhjeve nuk do të ketë ndikim në lidhjen SHBA-Shqipëri

Në kuadër të delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE, deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri po ndjek nga afër procesin e votimit në disa prej qendrave në shtetin e Kalifornisë.


Në kuadër të delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE, deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri po ndjek nga afër procesin e votimit në disa prej qendrave në shtetin e Kalifornisë.

Në një intervistë televizive, Gjiknuri u shpreh se, ka një fluks të madh në votime në këtë shtet.

Gjiknuri, duke e lidhur me zgjedhjet në Shqipëri, tha se edhe vendi ynë nuk është shumë mbrapa sa i takon standardeve të administrimit të votës, madje sipas tij, ne kemi procedura shumë më të sigurta sa i përket identifikimit.

“Ka një fluks shumë të madh, mund të themi se pjesëmarrja duket shumë e lartë. Ka votues përmes postës, ku ndonjëherë merr më shumë kohë, dhe ka qëlluar që të jetë objekt diskutimesh, sidomos kur rezultati është shumë i ngushtë.

Këtu votimi është përgjithësisht elektronik dhe për disa gjëra janë më tolerantë se ne, pra nuk është ajo disiplina strikte. Këtu procesi është më i relaksuar, por ka edhe këtu incidente, si thirrje dhe provokime. Procesi është i mirorganizuar dhe votimi është kryesisht elektronik. Nuk është se Shqipëria është shumë mbrapa sa i përket standardeve të administrimit të votës, madje ne kemi procedura shumë më të sigurta sa i përket identifikimit, pasi këtu shtetasit paraqiten edhe pa ID dhe në Shqipëri është shumë strikte, dhe kjo ka ardhur për shkak të luftës së vazhdueshme politike”, tha ai.

Ndër të tjera Gjiknuri u shpreh se Kalifornia anon më shumë nga demokratët, por në këtë shtet ka zgjedhje më të forta sa i përket Kongresit.

“Kalifornia anon nga demokratët dhe këtu ka zgjedhje më të forta sa i përket Kongresit, ku disa vende të Kongresit në Kaliforni mund të ndryshojnë mazhorancën e Kongresit, në Kongresin që pritet të dalë nga këto zgjedhje. Mbizotëron ajo që është politika liberale, dhe ju e dini që politika në Amerikë më shumë ndahen në shtatë shtete dhe ndryshe nga vendet e tjera, janë shtatë shtete në lojë dhe gara është më e ngushtë, pasi më parë ndahej në një apo dy shtete. Këtë herë kemi një çudi që janë shtatë shtete dhe zgjedhjet janë të paparashikueshme se si do të shkojnë sa i përket zgjedhjeve për president”, shtoi ai.

Sa i takon komunitetit shqiptar në Amerikë, Gjiknuri theksoi se, ato janë të ndarë dhe votojnë mbi bazë të interesave personale.

Sipas tij, komuniteti shqiptar në SHBA nuk është aq i organizuar dhe i madh në numër, sa të ndikojnë zgjedhjet.

“Shqiptarët shohin më shumë interesin e tyre si qytetarë të Amerikës. Komuniteti shqiptar këtu janë të ndarë, sepse votojnë mbi bazë të interesave personale. Dihet se politika e Trump është më shumë te faktori ekonomik, pra më i besueshme për votuesit amerikan, ku politika e Harris është më liberale që mbase mund t’i leverdisë një pjese të komuniteteve të caktuara. Kështu që është shumë e vështirë ta gruposh apo të thuash që shqiptarët kanë një komunitet të organizuar politik në numër aq të madh sa mund të ndikojnë në zgjedhjen e ndonjë kandidati. Çdo deklaratë e tillë, sipas meje, do të ishte absurd”, u shpreh ai.

Deputeti i PS tha se, pas rezultateve të zgjedhjeve kushdo që të jetë fitues nuk do të ketë një ndryshim të madh në politikën e SHBA-së në lidhje me Shqipërinë.

“Unë mendoj se nuk do të ketë një ndryshim të madh të politikës së SHBA në lidhje me Shqipërinë pasi e para, interesi amerikan është i fokusuar në pjesë të tjera të globit ku janë dhe interesat më të mëdha qoftë ekonomike, apo të sigurisë. Ballkani Perëndimor ka një proces drejt rrugës së Bashkimit Evropian dhe SHBA, pavarësisht se kush fiton këtu, do të jenë mbështetës të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Mund të ketë ndryshime të karakterit global, por nuk mendoj që do të ketë ndikim të madh në Shqipëri”, nënvizoi ai.

Ndër të tjera Gjiknuri u shpreh se, të dy kandidatët shprehen se do të ndikojnë në rikthimin e paqes në vendet e përfshira në luftë.

“Politika e Trump është “Amerika e para”, duke prishur atë që quhet tregtia e lirë dhe kjo për interesat e popullit të tij. Në planin ndërkombëtare dihet që politika e Trump ka qëndrime më të ndryshme sa i takon konflikteve. Të dy presidentët thonë se me ardhjen e tyre do të ndikojnë në një paqe më të shpejtë”, tha ai.

Gjiknuri u shpreh gjithashtu se pritet që të jetë një proces i qetë votimi.

(ATSH)

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…