Vengu takon homologun francez, mbështetje industrisë ushtarake

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu gjatë vizitës në Francë zhvilloi një takim me homologun francez Sébastien Lecornu.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu gjatë vizitës në Francë zhvilloi një takim me homologun francez Sébastien Lecornu.

Vengu u shpreh mirënjohës ndaj homologut francez për vëmendjen kushtuar Shqipërisë dhe rolit të saj në sigurinë dhe stabilitetin e Evropës Juglindore.

Në takim u diskutua rreth projekteve konkrete në të ardhmen e afërt për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe zhvillimin e kapaciteteve të reja mbrojtëse, në përputhje me objektivat e përbashkëta të NATO-s.

“Në vijim të thellimit të marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht pas vizitave të ndërsjella të presidentit Macron dhe kryeministrit Rama dhe nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare të nivelit më të lartë, bashkëpunimi ynë mbështetet edhe në dimensionin gjithnjë e më të rëndësishëm të industrisë ushtarake”, nënvizoi ministri Vengu në një postim në rrjetet sociale.

Kampi i Gjadrit, Bucci: Sjell zhvillim ekonomik dhe punësim për banorët e zonës

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, deklaroi sot se, kampi i Gjadrit do të sjellë shumë përfitime për banorët…

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kampi i Gjadrit, Bucci: Sjell zhvillim ekonomik dhe punësim për banorët e zonës

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, deklaroi sot se, kampi i Gjadrit do të sjellë shumë përfitime për banorët…