Rama uron Trump: Fitore e jashtëzakonshme, mezi pres privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të të SHBA
Ish-Presidenti Trump ka mundur zëvendëspresidenten Kamala Harris në një fitore mahnitëse, duke i dhënë atij një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.
Kryeministri Edi Rama uroi sot Donald Trump, për fitoren e jashtëzakonshme në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Në një mesazh urimi në rrjete sociale, Rama u shpreh se mezi pret privilegjin e madh të punojë me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm.
“Ishte një nder i vërtetë të punoja së bashku me Presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen midis dy vendeve tona. Mezi pres privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm”, shkruan Rama në mesazhin e urimit.
Ish-Presidenti Trump ka mundur zëvendëspresidenten Kamala Harris në një fitore mahnitëse, duke i dhënë atij një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.
Trump do të jetë presidenti i parë që do të shërbejë dy mandate jo të njëpasnjëshme – që nga koha e Grover Cleveland në 1892 – dhe vetëm i dyti në histori.
Trump u zgjodh për herë të parë president në vitin 2016, duke mposhtur ish-sekretaren e Shtetit Hillary Clinton dhe duke u zotuar për ta “Bërë Amerikën përsëri të Madhe”.