Xi Jinping-u inspekton provincën Hubei të Kinës Qendrore
Presidenti kinez Xi Jinping inspektoi qytetet Xiaogan dhe Xianning në provincën Hubei të Kinës Qendrore, nga e hëna pasdite deri të martën në mëngjes.
Presidenti kinez Xi Jinping inspektoi qytetet Xiaogan dhe Xianning në provincën Hubei të Kinës Qendrore, nga e hëna pasdite deri të martën në mëngjes.
Xi vizitoi një muze, një fermë perimesh dhe një fshat për të mësuar rreth përpjekjeve për të forcuar mbrojtjen, studimin dhe përdorimin e relikteve kulturore dhe për të nxitur rigjallërimin rural.
Gjatë udhëtimit të inspektimit në qytetin Xianning, presidenti Xi Jinping u shpreh se duhet të përshpejtohet rigjallërimi rural për të çuar përpara modernizimin kinez.
Ai ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes dhe kërkimit të thelluar mbi rripat e lashtë të shkrimit prej bambuje e druri gjatë vizitës të hënën pasdite në një ekspozitë të këtyre objekteve të dinastive Qin (221-206 p. e. s.) dhe Han (206 p. e. s. -220 e. s.).
Ekspozita u hap në një muze në kontenë Yunmeng në provincën Hubei të Kinës Qendrore.
Burimi: CRI.CN