“Anës së detit në Himarë”
“Të humbas në trupin tend,
Zjarr nga shpirti të të jap,
Të ngopem të me zë vend,
Kur me dorë të të kap”
Nga Dhimitër Gjoka
ANËS SË DETIT NË HIMARË
Pa kur dhe floket te valviten,
Nga er’ e detit aty prane,
Syt e mi tek te tute me ngjiten,
Drite te tyre ty te kane.
Ty te kane nga qe te dua,
Se je lule portokalli,
Eja,eja moj me mua,
Se je lulja qe me ngjalli.
Mi pervelo buzet e ngrata,
Mi pervelo mos ki meshire,
Mos mi ler keshtu te thata,
Te kam idhull me vjen mire.
Lerma doren neper trup,
Te rreshkas ngapak te ngas,
Te rrah zemra bup,bup bup,
Te te shoh me buz ne gaz.
Se je vajze lozonjare,
Engjellore moj e mire,
Ndizem,digjem,tretem fare ,
Thelle ne zemer me ke mbire.
Ne gjithe trupin tend lastar,
Puthja me pelqen ne gushe,
Veten me te mire ta marr,
Te ndizem zjarr,te mbetem prush.
Te te lakmoj gjinj e kembe,
Neper to le te shetis.
Gjak te vloj neper rrembe,
Etshem te me gudulis.
Te humbas ne trupin tend,
Zjarr nga shpirti te te jap,
Te ngopem te me ze vend,
Kur me dore te te kap.
Te lodrosh mes enderrimit,
Te ndjesh mbi vete burreri,
Te mbetesh pre e mos zgjimit,
Te me kerkosh ti perseri.
Mi pervelo buzet e ngrata,
Mi pervelo mos ki meshire,
Mos mi ler keshtu te thata,
Te kam idhull me vjen mire……