Banka e Shqipërisë, ul me 0,5% normën e interesit për lekun

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të ulë me 0,5% normën bazë të interesit për lekun, duke e çuar këtë tregues në nivelin 2,75%.


Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të ulë me 0,5% normën bazë të interesit për lekun, duke e çuar këtë tregues në nivelin 2,75%.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në konferencën për shtyp theksoi se, “Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që të ulë normën bazë të interesit, nga niveli 3% në nivelin 2,75%; normën e interesit të depozitës njëditore, nga niveli 2% në nivelin 1,75% dhe normën e interesit të kredisë njëditore, nga niveli 4% në nivelin 3,75%”.

Sejko theksoi se, Këshilli Mbikëqyrës gjykon se kjo lëvizje do të krijojë kushte monetare më të përshtatshme për të kontrolluar ndikimin që goditjet afatshkurtra të ofertës mund të kenë mbi inflacionin në të ardhmen.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

“Vendimi ilustron gatishmërinë e Këshillit Mbikëqyrës për të reaguar në kohën e duhur dhe në mënyrë simetrike ndaj lëvizjeve të inflacionit në kahun e sipërm dhe të poshtëm të objektivit”, tha ai.

Guvernatori u shpreh se, inflacioni po afrohet në afatmesëm gradualisht drejt objektivit të BSH-së në nivelin 3%.

Ndaj në këtë kontest, theksoi ai, vendimet e ardhshme të politikës monetare do të vijojnë të kushtëzohen nga informacioni i ri në, dhe në veçanti nga analizat dhe vlerësimet mbi ecurinë e presioneve të brendshme inflacioniste.

“Këto vendime do të jenë gjithnjë në përputhje me objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve, si dhe konsistente me kahun e politikës fiskale dhe ecurinë e kursit të këmbimit”, deklaroi Sejko.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama befason Starmer!

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer viziton zyrën e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama

Global 360

Guterres: OKB e gatshme të mbështesë një paqe të drejtë në Ukrainë

Ai gjithashtu bëri të qartë se armëpushimi duhej të çonte në një zgjidhje që respektonte ligjin ndërkombëtar dhe integritetin territorial…

Diplovista

Rama për ”La Repubblica”: Fituam zgjedhjet sepse shqiptarët e duan Evropën

Fituam zgjedhjet sepse shqiptarët e duan Evropën, deklaroi kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën e njohur italiane ”La…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama befason Starmer!

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer viziton zyrën e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama