Rrugët me pagesë, qeveria krijon Entin Kombëtar të Operimit Rrugor

Këshilli i Ministrave miratoi sot krijimin e shoqërisë aksionare, me kapital 100% shtetëror, me emërtimin “Enti Kombëtar i Operimit Rrugor”.


Këshilli i Ministrave miratoi sot krijimin e shoqërisë aksionare, me kapital 100% shtetëror, me emërtimin “Enti Kombëtar i Operimit Rrugor”, në vijim “EKORR, sh.a.”, me qëllim ofrimin e shërbimit të operimit për mundësimin e aksesit në rrugë të përdoruesve.

Sipas vendimit të qeverisë, EKORR, sh.a.-ja, ofron kundrejt pagesës shërbimin e operimit dhe çdo shërbim tjetër, në përputhje me qëllimin e krijimit dhe statutin e saj.
Shoqëria aksionare, sipas përcaktimeve në pikën 1, të këtij vendimi, themelohet, organizohet dhe funksionon me dy nivele administrimi, në përputhje me parashikimet e ligjit “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përfaqëson shtetin si pronar të 100% të aksioneve të shoqërisë dhe brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi ndjek procedurat e nevojshme ligjore për themelimin dhe miratimin e statutit të shoqërisë aksionare dhe regjistrimin e shoqërisë aksionare në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Kapitali fillestar për krijimin e shoqërisë aksionare të jetë 50 milionë lekë. Kjo vlerë transferohet nga buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, pranë shoqërisë EKORR, sh.a., menjëherë pas regjistrimit të saj në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Organet drejtuese të shoqërisë aksionare EKORR, sh.a., sipas parashikimeve të ligjit “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar, janë Asambleja e Përgjithshme e Aksionarit, Këshilli Mbikëqyrës dhe Administratori.

EKORR, sh.a.-ja, ka si objekt të veprimtarisë operimin e rrugëve me pagesë; mirëmbajtjen e infrastrukturës së operimit, e cila përfshin sistemin e portave të automatizuara për lejimin e hyrje-daljeve në rrugë, sistemin elektronik për mbledhjen e tarifave dhe serverët e nevojshëm për mbajtjen e përpunimin e të dhënave dhe të arkëtimeve përkatëse; prodhimin dhe shpërndarjen e biletave të pajtimit mujor (aboneve) për përdoruesit e rrugëve me pagesë; arkëtimin e tarifës në rrugët me pagesë; monitorimin dhe koordinimin e shërbimit të operimit në rrugët me pagesë, operimi i të cilave kryhet nga shoqëritë koncesionare përkatëse; sigurimin e sistemeve dhe aplikacioneve elektronike për menaxhimin dhe përdorimin e portave të automatizuara për lejimin e hyrje-daljeve në rrugë, për mbledhjen e tarifave dhe serverave të nevojshëm për mbajtjen dhe përpunimin e të dhënave e të arkëtimeve përkatëse.

Për rrugët me pagesë, të cilat nuk janë në kontrata koncesioni dhe mirëmbahen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, EKORR, sh.a.-ja, lidh marrëveshje të veçantë me Autoritetin Rrugor Shqiptar për kryerjen e veprimtarive të parashikuara në shkronjat “a”, “b”, “c” dhe “ç”, të pikës 7, të këtij vendimi.

Në marrëveshjen e veçantë, ndër të tjera, parashikohen dispozita për arkëtimin e tarifës dhe të ardhurave të tjera nga operimi i rrugës, si dhe për tarifën që EKORR, sh.a.-ja, përfiton për kryerjen e veprimtarive përkatëse.

EKORR, sh.a.-ja, mund të ofrojë shërbime të tjera shtesë për subjekte publike dhe private, në përputhje me qëllimin e krijimit, fushën e veprimtarisë dhe statutin e saj.

Shoqëria aksionare financohet nga të ardhurat e veta nga ofrimi i shërbimeve dhe burime të tjera të ligjshme.

Të ardhurat e shoqërisë aksionare përdoren për ushtrimin e veprimtarisë së saj.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i siguron shoqërisë aksionare mjediset e punës, të nevojshme për fillimin e ushtrimit të veprimtarisë.

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi për krijimin e kapitalit fillestar të shoqërisë, në vlerën 50 milionë lekë, përballohen nga buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për vitin 2024, në programin “Transporti rrugor”.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Lexo më shumë nga

Balluku: 33.48 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore, Korridori 8 dhe Korridori Blu peshë kryesore

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se, projektbuxheti i vitit 2025 mbështet sektorët prioritarë të MIE-s,…

Global 360

Presidentja Osmani uron Trumpin: Mezi pres të punoj me administratën e re

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balluku: 33.48 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore, Korridori 8 dhe Korridori Blu peshë kryesore

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se, projektbuxheti i vitit 2025 mbështet sektorët prioritarë të MIE-s,…