Manastirliu takon presidentin e FIBA: Projekte të përbashkëta, promovim i sportit tek të rinjtë
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) Europë, Jorge Garbajosa dhe drejtorin ekzekutiv Kamil Novak.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) Europë, Jorge Garbajosa dhe drejtorin ekzekutiv Kamil Novak.
Në takim ishin të pranishëm edhe drejtuesit e Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari president i FSHB dhe Franko Bushati, sekretar i përgjithshëm.
“Nxitja e frymës sportive dhe promovimi i sportit si një mjet edukues i brezit të ri, përmes projekteve të përbashkëta, ishin disa nga çështjet që diskutuam me synim ngritjen e nivelit sportiv në rang kombëtar dhe ndërkombëtar”, tha Manastirliu në një postim në rrjetet sociale.
(ATSH)