Çako: Fondet për mbrojtjen civile, mundësi që bashkitë të parandalojnë fatkeqësitë
Aplikimi për fondin e Mbrojtjes Civile është i hapur deri më 25 nëntor në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes.
Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako vijoi në Berat turin e takimeve për thirrjen ndaj njësive të qeverisjes vendore, për projektin e infrastrukturës parandaluese për Mbrojtjen Civile.
Së bashku me prefekten e Qarkut Berat, Valbona Zylyftari, dhe kryetarët e të gjitha bashkive, bashkë me stafet për emergjencat dhe financën, u diskutua mbi masat e nevojshme për përballimin e risqeve që ka ky qark si përmbytjet, çarjet e digave, rrëshqitjet e tokës dhe rreziqet teknologjike e biologjike.
Drejtori i përgjithshëm i AKMC theksoi se, kjo thirrje është një mundësi e rëndësishme për bashkitë e qarkut që të parandalojnë fatkeqësitë përmes investimeve të nevojshme.
Aplikimi për fondin e Mbrojtjes Civile është i hapur deri më 25 nëntor në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes.
(ATSH)