Pjesëmarrja në rritje e kompanive globale në Ekspozitën e 7-të Ndërkombëtare të Importit tregues i rritjes së besimit për qëndrueshmërinë e zhvillimit ekonomik të Kinës

Ekspozita e 7-të Ndërkombëtare e Importit të Kinës (CIIE) do të mbahet në Shangai nga 5 deri më 10 Nëntor.


Nga Prof. Dr. Petraq Milo

Ekspozita e 7-të Ndërkombëtare e Importit të Kinës (CIIE) do të mbahet në Shangai nga 5 deri më 10 Nëntor, ka njoftuar Ministria e Tregtisë e Kinës në një konferencë shtypi në Pekin. Slogani i ekspozitës së 7 – të CIIE do të jetë “epokë e re, me një të ardhme të përbashkët”. Ekspozita do të mbulojë mbi 420,000 metra katrorë, duke mirëpritur pjesëmarrës nga 152 vende dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare. Një total prej 297 kompani ndërkombëtare dhe liderësh të industrisë të listuar në 500 kompanitë e Fortune Global do të jenë të pranishëm në ekspozitën e biznesit, që do të debutojnë këtë vit, duke prezantuar produkte, teknologji dhe shërbime të fundit.


Robot në Zonën e Inteligjencës Artificiale të ekspozitës së 7 – të CIIE/Foto nga VCG

Ekspozita është një event i përvitshëm, që është shndërruar në një model të zhvillimit të Kinës. Në këtë edicionin të CIIE, do të jenë tetë zona ekspozitash që përfshijnë produkte bujqësore dhe ushqimore, industria automobile, industria inteligjente, teknologjia e informacionit, mallrat e konsumit, pajisje mjekësore, produkte të kujdesit shëndetësor, shërbime dhe seksioni special i inkubacionit të inovacionit.

Gjithsej 3.496 ekspozues kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. CIIE shërben për të shfaqur përpara investitorëve kryesorë hapjen dhe besimin për të ndarë mundësitë e reja të zhvillimit të Kinës me vendet e tjera dhe për të ndihmuar në përmirësimin e rregullave të qeverisjes ekonomike globale dhe për të promovuar ndërtimin e një ekonomie të hapur botërore. Për herë të parë, CIIE e 7-të do të krijojë një seksion të ri të veçantë për materialet e reja, duke shërbyer si një platformë kryesore për shfaqjen e produkteve, tendencave dhe inovacioneve të reja në industrinë e përpunimit.

Kjo ekspozitë është bërë një platformë e rëndësishme për të pasqyruar shkallën e zhvillimit ekonomik dhe social të Kinës. Që nga edicioni i tij i parë në 2018, CIIE, ekspozita e parë në këtë nivel me temë importin, është bërë një ngjarje e rëndësishme që nxjerr në pah paradigmën e re të zhvillimit të Kinës, një platformë për hapjen në nivel më të lartë dhe një e mirë publike për të gjithë botën. Gjatë gjashtë CIIE-ve të fundit, kompanitë kanë zbuluar rreth 2.500 produkte, teknologji dhe shërbime të reja, me një vëllim të synuar kumulativ transaksioni prej 420 miliardë dollarësh dhe më shumë se 1.130 ndërmarrje të investuara të huaja dhe agjenci të promovimit të investimeve janë organizuar për të shfrytëzuar më tej mundësitë e biznesit.


Robot në Zonën e Inteligjencës Artificiale të ekspozitës së 7 – të CIIE/Foto nga VCG

Këtë vit, CIIE e 7-të do të vazhdojë të ofrojë një mundësi të rëndësishme për vendet e tjera për të shfaqur zhvillimet e tyre ekonomike si dhe mundësitë e tregtisë dhe investimeve. Ekspozita do të ketë përfaqësues dhe nga 37 vende më pak të zhvilluara që do të marrin pjesë, duke ofruar më shumë se 120 stenda falas për kompanitë nga këto vende. Reformat e vazhdueshme ekonomike të Kinës dhe përpjekjet për të tërhequr investime të huaja kanë nxitur pjesëmarrjen e lartë në CIIE.

Si një platformë e rëndësishme që promovon prokurimet ndërkombëtare, rrit mundësitë e investimeve dhe zgjeron hapjen tregtare, ndikimi i ekspozitës vazhdon të rritet. Zëvendës President Ekzekutiv i Operacioneve të Kinës dhe Azisë Lindore të Schneider Electric, ka nënvizuar për Global Times Yin Zheng se : “si një motor i zhvillimit global, tregu kinez ka perspektiva të gjera dhe vitalitet. Në veçanti, Kina vazhdon të rrisë investimet në inovacion dhe të përshpejtojë transformimin dhe përmirësimin gjithëpërfshirës të zinxhirit të vlerës industriale, i cili do të krijojë më shumë mundësi për industri të ndryshme’’. Schneider Electric do të marrë pjesë në këtë ngjarje për herë të shtatë, duke sjellë një sërë produktesh dhe inovacionesh të reja që integrojnë teknologjitë digjitale, automatizimin dhe elektrifikimin, etj.


Biznesmenët vendas dhe të huaj po bëjnë negocim në ekspozitën e 7 – të CIIE/Foto nga VCG

Ekspozita e CIIE i 7-të do të tregojë synimin e Kinës në hapjen e nivelit të lartë të vendit ndaj botës si dhe vendosmërinë e saj për të krijuar shtytës të rinj të rritjes ekonomike. Pjesëmarrja në ekspozitë është një mundësi për një përfitim të ndërsjellë sepse do të krijojë gjithashtu mundësi për kompanitë shumëkombëshe që të eksplorojnë më tej tregun kinez dhe të arrijnë rezultate të bashkëpunimit të favorshëm. Pjesëmarrja në rritje CIIE është e vlefshme për kompanitë në mbarë botën për të qenë më shumë pjesëmarrës në tregun kinez dhe për të zgjeruar eksportet në Kinë. Gjithashtu, pjesëmarrja e më shumë kompanive të huaja nënvizon besimin e tyre në perspektivat e ekonomisë së Kinës dhe pasqyron pritshmërinë e tyre të lartë për hapjen e vazhdueshme të Kinës.

Sipas të dhënave të publikuara nga Byroja Kombëtare e Statistikave të Kinës, Prodhimi i Brendshëm Bruto u zgjerua me 4.8 për qind nga viti në vit në tre tremujorët e parë të 2024, duke arritur në 94.97 trilion juanë. Vlera e shtuar totale e produktit industrial në nëntëmujorin e vitit 2024 është rritur me 5.8 për qind nga viti në vit. Vlera e shtuar e prodhimit të minierave është rritur me 2.9 për qind nga viti në vit, e industrisë së përpunimit është rritur me 6.0 për qind dhe ajo e prodhimit dhe furnizimit me energji elektrike, termike, gaz dhe ujë është rritur me 6.3 për qind. Vlera e shtuar e prodhimit të pajisjeve u rrit me 7.5 për qind nga viti në vit, dhe ajo e prodhimit të teknologjisë së lartë me 9.1 për qind. Për sa i përket produkteve, një rritje të lartë treguan prodhimi i automjeteve me energji të re, qarqeve të integruara dhe pajisjeve të printimit 3D u rrit përkatësisht me 33,8 për qind, 26,0 për qind dhe 25,4 për qind nga viti në vit.


Zona e mallrave të konsumit në ekspozitën e 7 – të CIIE/Foto nga VCG

Në tre tremujorët e parë, vlera totale e importeve dhe eksporteve të mallrave ishte 32,325.2 miliardë juanë, një rritje prej 5.3 për qind nga viti në vit. Vlera totale e eksporteve ishte 18,614.7 miliardë juanë, me një rritje prej 6.2 për qind. Vlera totale e importeve ishte 13,710.4 miliardë juanë, me një rritje prej 4.1 për qind. Importet dhe eksportet me vendet partnere të Brezit dhe Rrugës u rritën me 6.3 për qind, duke zënë 47.1 për qind të vlerës totale të importeve dhe eksporteve. Eksportet e produkteve mekanike dhe elektrike u rritën me 8.0 për qind, duke zënë 59.3 për qind të vlerës totale të eksporteve.

Kjo tregon se ekonomia e Kinës vazhdon të tregojë një rritje të qëndrueshme pavarësisht se po përballet me një sërë sfidash të brendshme dhe të jashtme. Parashikimi është që volumi i transaksioneve i synuar në CIIE të këtij viti pritet të kalojë 80 miliardë dollarë. Gjithashtu priten më shumë rezultate bashkëpunimi, falë zhvillimit të fuqishëm të Kinës të forcave të reja prodhuese cilësore veçanërisht në inovacionet teknologjike të fundit dhe fushën e gjelbër të energjisë së re. Ndërsa kompanitë e huaja do të prezantojnë më shumë mallra për konsumatorët kinezë në të ardhmen.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Avokatja e Popullit: Duhet një bashkëpunim i koordinuar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

Avokatja e Popullit nënvizoi rolin e rëndësishëm të monitorimit dhe ndërhyrjes në rastet kur të drejtat e fëmijëve shkelen ose…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Avokatja e Popullit: Duhet një bashkëpunim i koordinuar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

Avokatja e Popullit nënvizoi rolin e rëndësishëm të monitorimit dhe ndërhyrjes në rastet kur të drejtat e fëmijëve shkelen ose…