Gazheli në Kosovë, diskutime për lehtësimin e procedurave në Portin e Durrësit
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli zhvilloi një vizitë në Doganën e Kosovës, ku u prit nga kreu i saj, Agron Llugaliu.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli zhvilloi një vizitë në Doganën e Kosovës, ku u prit nga kreu i saj, Agron Llugaliu.
Diskutimet përfshinë lehtësimin e procedurave në Portin e Durrësit, bashkëpunimin në pikën kufitare Morinë-Vermicë, si dhe ndarjen e përvojave për integrimin europian.
Ky partneritet synon rritjen e efikasitetit dhe mbështetjen e tregtisë ndërmjet dy vendeve tona.
Bashkëpunimi i ngushtë do të vazhdojë për të adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të përmirësuar kapacitetet doganore.
Shkëmbimet tregtare mes dy vendeve gjatë 9-muajve të këtij viti arritën 41.1 miliardë lekë. Eksportet gjatë kësaj periudhe arritën 29 miliardë lekë, ndërsa importet arritën 12.1 miliardë lekë.
Tashmë prej datës 1 tetor të vitit 2022 në doganën e Durrësit po kryhet zhdoganimi i të gjitha mallrave me destinacion Kosovën.
Janë mbi 1000 biznese nga Kosova që përfitojnë aktualisht nga hapja e kësaj dege, jo vetëm kohë, por edhe kosto të reduktuar zhdoganimi.
(ATSH)