Strategjia Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030, Pirdeni: Adresim i riskut të korrupsionit

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni u shpreh sot se Strategjia Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030, ka një strukturë të bazuar në 3 qëllime, parandalim, ndëshkim dhe ndërgjegjësim.


Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni u shpreh sot se Strategjia Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030, ka një strukturë të bazuar në 3 qëllime, parandalim, ndëshkim dhe ndërgjegjësim.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Pirdeni bëri të ditur se, Strategjia Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030 ka objektiv madhor adresimin e riskut të korrupsionit përmes masave me natyrë sistemike të shtrira në të gjitha nivelet e qeverisjes, si në nivel qendror ashtu edhe vendor.

Ngritur mbi punën e deritanishme të institucioneve të sistemit të drejtësisë të specializuara në luftën kundër korrupsionit, Strategjia Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030 synon forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve të hetimit, gjykimit të veprave penale të korrupsionit si dhe sekuestrimit dhe konfiskimit të produkteve të veprave penale të lidhura me korrupsionin, theksoi ministrja.

Gjithashtu Pirdeni shtoi se, Strategjia Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030 synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimit kundër korrupsionit, përmes forcimit të edukimit mbi integritetin në sistemin arsimor parauniversitar, përgjatë të gjithë cikleve të tij, si dhe nëpërmjet forcimit të edukimit të sektorit publik.

(ATSH)

Shorti U-17, Duka: Organizimi i finaleve të Kampionatit Europian, tjetër moment historik

Në një ceremoni të mbajtur sot në “Shtëpinë e Futbollit”, u hodh shorti i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, turneu…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shorti U-17, Duka: Organizimi i finaleve të Kampionatit Europian, tjetër moment historik

Në një ceremoni të mbajtur sot në “Shtëpinë e Futbollit”, u hodh shorti i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, turneu…