Vengu pritet nga homologu i tij Crosetto: Vigjilencë e përbashkët për sigurinë në Ballkanin Perëndimor

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, u takua në Romë, me Ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto.


Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë Pirro Vengu u takua në Romë, me Ministrin e Mbrojtjes së Italisë Guido Crosetto. Gjatë bashkëbisedimit me homologun e tij, Ministri Vengu i shprehu mirënjohjen për angazhimin e tij dhe ekipit të tij në forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Ministri Vengu theksoi rëndësinë e partneritetit të ngushtë me Italinë, veçanërisht në kontekstin e sfidave të përbashkëta në hapësirën Adriatiko-Joniane dhe në vigjilencën e përbashkët për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë këtij takimi, dy ministrat shprehën vendosmërinë që partneriteti i natyrshëm strategjik, nën impulsin edhe të dy Kryeministrave Giorgia Meloni dhe Edi Rama, të prodhojë efekte edhe në fushën e industrisë ushtarake.

Ministri Vengu dhe homologu i tij Italian Guido Crosetto diskutuan ndër të tjera edhe për situatën e sigurisë dhe zhvillimet zhvillimet dinamike në rajonin e Ballkanit Perendimor. Angazhimet e përbashkëta operacionale në kuadër të NATO-s dhe BE-së me vëmendje në misionin e KFOR në Kosovë, ishin një tjetër temë e diskutimeve, ashtu si edhe zhvillimi i kapaciteteve të forcave shqiptare apo modernizimi dhe mundësitë e zhvillimit të industrisë ushtarake detare.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.