Gonxhja: Kostoja e buxhetit 2025 për pensionistët, 770 milionë euro

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se, për vitin 2025, kosto e buxhetit të shtetit për pensionistët kap shifrën 770 milionë euro.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se, për vitin 2025, kosto e buxhetit të shtetit për pensionistët kap shifrën 770 milionë euro.

Duke marrë fjalën në seancën plenare të Kuvendit, Gonxhja tha se, indeksimi 4.1% për pensionistët është i përcaktuar me ligj dhe për vitin 2024 ky indeksim kushton 100 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Ai vuri në dukje, se akumuluar edhe për vitin tjetër ky tregues është edhe 100 milionë të tjera.

Ministri u ndaj në mbështetjen e vazhdueshme që qeveria adreson për pensionistët, ndër të cilat bonusi, reduktimi i çmimit të energjisë për kryefamiljarët vetmuar pensionistë etj.

“Duke llogaritur dhe bonusin për pensionistët llogaritet të kemi një ngarkesë financiare nga buxheti për vitet 2024-2025 në vlerën e 300 milionë eurove”, tha Gonxhja.

Ai theksoi se, “duke llogaritur edhe të gjitha mbështetjet që adresohen qeveria për pensionistët, plus dhe deficitin nga skema e kontributeve shoqërore, paketa financiare për pensionistët do t’i kushtoj buxhetit të shtetit 770 milionë euro për vitin 2025.”

Lexo më shumë nga

Liga e Kombeve, Silvinjo publikon listën e lojtarëve për ndeshjet e fundit ndaj Çekisë dhe Ukrainës

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit në Grupin B1 të UEFA Nations League në stadiumin “Air Albania”…

Global 360

Presidentja Osmani uron Trumpin: Mezi pres të punoj me administratën e re

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Liga e Kombeve, Silvinjo publikon listën e lojtarëve për ndeshjet e fundit ndaj Çekisë dhe Ukrainës

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit në Grupin B1 të UEFA Nations League në stadiumin “Air Albania”…