Rama: Jam optimist për të ardhmen e Shqipërisë në BE, anëtarësimi synohet brenda kësaj dekade

Kryeministri vlerësoi se është hapur tashmë një rrugë e re, falë edhe Presidencës hungareze që i ka shtyrë gjërat shumë fort përpara.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Budapesti se është tragjikisht optimist për të ardhmen e Shqipërisë, vendi i së cilës është pa dyshim në Europë.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán, Rama u shpreh se “për këtë do të luftojmë çdo ditë”.

Kryeministri vlerësoi se është hapur tashmë një rrugë e re, falë edhe Presidencës hungareze që i ka shtyrë gjërat shumë fort përpara.

“Jemi tashmë në bisedime për anëtarësim dhe shpresojmë fort se do të jemi gati të anëtarësohemi brenda kësaj dekade bashkë me vende të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Kemi gjithmonë e më pak argumente për të thënë se të pasurit e BE-së me dy kufij është e bëshme.

Me një kufi të jashtëm dhe me një kufi të brendshëm, pra duhet të dalim nga një kufi për të hyrë në Ballkanin Perëndimor. Një hapësirë që duhet të jetë e përbashkuar në mënyrë që të ruhemi dhe ruajmë sidomos nga ndërhyrjet.

Po kështu edhe për të mos vazhduar me këtë eksperiment të të pasur të një ‘stomaku’ që nuk funksionon si duhet brenda organizmit”, tha Rama.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Katolikët dhe ortodoksët kremtojnë Pashkën, mesha në kisha mbahet deri në mesnatë

Besimtarët e krishterë kremtuan mbrëmjen e së shtunës festën e Pashkës me meshat që u mbajtën deri në mesnatë në…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Katolikët dhe ortodoksët kremtojnë Pashkën, mesha në kisha mbahet deri në mesnatë

Besimtarët e krishterë kremtuan mbrëmjen e së shtunës festën e Pashkës me meshat që u mbajtën deri në mesnatë në…