Manastirliu: Investimi në SmartLabs do të vijojë në 600 shkolla të tjera në dy vitet në vijim
Ministrja theksoi gjithashtu mbështetjen sociale për nxënësit dhe studentët, duke përfshirë shpërndarjen e teksteve shkollore falas
Në seancën e sotme në Kuvend për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2023, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, theksoi rëndësinë e investimeve të realizuara në arsim.
Në kuadër të përpjekjeve për digjitalizimin e arsimit, Ministrja Manastirliu, gjat theksoi se 216 laboratorë SMART janë shtuar në 200 shkolla në të gjithë Shqipërinë, duke e çuar në 300 numrin e institucioneve që tashmë ofrojnë platforma interaktive për mësimin dhe zhvillimin e aftësive digjitale.
“Përmes këtyre investimeve, po i japim mundësinë 35 mijë nxënësve që të rrisin aftësitë e tyre përmes teknologjisë. Investimi në SmartLabs do të vijojë në 600 shkolla të tjera në dy vitet në vijim,” deklaroi Ministrja Manastirliu.
Ministrja theksoi gjithashtu mbështetjen sociale për nxënësit dhe studentët, duke përfshirë shpërndarjen e teksteve shkollore falas për mbi 238 mijë nxënës dhe ofrimin e rreth 3500 bursave për nxënësit në nevojë, mbështetjen për studentët që kanë zgjedhur të ndjekin degët prioritare si dhe student ekselentë.
(ATSH)