Certifikohen punonjës të AMP-së, Hoxha: Synimi ynë krijimi i një trupe profesioniste

Në takimin e organizuar me këtë rast morën pjesë ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, E ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, drejtues e punonjës të AMP-së dhe ICITAP.

Në një ceremoni të mbajtur në Ministrinë e Brendshme janë certifikuar punonjës të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, të cilët u trajnuan për tri javë nga ekspertë të misionit ICITAP.

Në takimin e organizuar me këtë rast morën pjesë ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, E ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, drejtues e punonjës të AMP-së dhe ICITAP.

Trajnimi mbi hetimin e krimeve është kryer sipas një moduli të standardizuar, miratuar edhe nga Prokurori i Përgjithshëm.

“Certifikimi i oficerëve, që do të ndiqet nga grupe të tjera, është një vlerë e shtuar për strukturat tona, në funksion të mbikëqyrjes policore. Synimi ynë është të krijojmë një trupë profesioniste, me integritet të lartë, në përputhje me pritshmëritë e publikut”, u shpreh ministri i Brendshëm.

Ai falënderoi Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, e posaçërisht përfaqësuesit e programit ICITAP në Shqipëri, për angazhimin dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në funksion të rritjes së kapaciteteve profesionale të strukturave të zbatimit të ligjit në varësi të Ministrisë së Brendshme, jo vetëm strukturave të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, por edhe atyre të Policisë së Shtetit.

“Pritshmëritë që publiku shqiptar ka për Reformën në Drejtësi dhe për punën tuaj dhe kolegëve tuaj, janë shumë të larta. Dhe kjo ndodh për shkak se ju dhe kolegët tuaj tashmë keni prodhuar rezultate për ta. Dhe sot, ata që po diplomohen, janë gati për ta rritur këtë ndikim. Sa herë takohem me zyrtarë të qeverisë, një nga gjërat që theksoj vazhdimisht është se Reforma në Drejtësi është e pakthyeshme. Dhe unë e them këtë, sepse Shtetet e Bashkuara e besojnë atë dhe besojnë te ju”, deklaroi E ngarkuara me Punë, VanHorn.

“Këtë javë, ne miratuam në parim në Komisionin parlamentar për Sigurinë Kombëtare, projektbuxhetin për Ministrinë e Brendshme. Pa e fshehur krenarinë, dua të them se buxheti është më i madhi në këto 3 dekada, me fokus mbështetjen e investimeve. Për AMP-në, vitin e ardhshëm është garantuar mbështetja për forcimin dhe rritjen e efikasitetit me shtesë prej 3,4% në raport me planin e buxhetit të vitit 2024”, theksoi Hoxha.

Lexo më shumë nga

Rama: Sistem i posaçëm me Agjencinë e Sigurisë Kibernetike për rastet e dhunës apo bullizmit online

Kryeministri Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilluan me një përfaqësi prindërish që drejtojnë Këshillat e Prindërve…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Sistem i posaçëm me Agjencinë e Sigurisë Kibernetike për rastet e dhunës apo bullizmit online

Kryeministri Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilluan me një përfaqësi prindërish që drejtojnë Këshillat e Prindërve…