Hoxha: Riorganizim i komisioneve për Mbrojtjen Civile në qarqe për koordinim më të mirë të emergjencave

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, gjatë një tryeze diskutimi me prefektët së bashku me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, njëherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, adresoi disa nga problematikat që janë hasur gjatë sezonit veror dhe që kërkojnë zgjidhje për të ardhmen.


Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, gjatë një tryeze diskutimi me prefektët së bashku me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, njëherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, adresoi disa nga problematikat që janë hasur gjatë sezonit veror dhe që kërkojnë zgjidhje për të ardhmen.

Hoxha tha se nevojiten masa konkrete për të përmirësuar sigurinë publike dhe për të rritur standardet e shërbimeve turistike në vend.

Ministri vuri theksin te nevoja për rritjen e masave të sigurisë në vijën bregdetare.

“Një nga problematikat e ndeshura dhe të përsëritura ka qenë siguria në vijën bregdetare. Për fat të keq, edhe gjatë këtij sezoni pati rast me pasojë fatale, për shkak të përdorimit të mjeteve ujore. Kjo histori duhet të marrë fund. Po ashtu, duhet të merren masa nga bashkitë për pikat e vrojtimit në plazhe dhe gjetjen e personelit të kualifikuar për këto detyra. Kjo situatë duhet të zgjidhet përfundimisht e cilësisht për sezonin e ardhshëm”- tha Hoxha.

Ministri shprehu shqetësimin për operatorët që nuk përmbushin standardet, duke theksuar se “edhe këtë vit ka pasur operatorë abuzivë apo stacione plazhi që nuk përmbushnin standardet”.

“Së dyti, ka pasur edhe këtë vit operatorë abuzivë apo stacione plazhi që nuk përmbushnin standardet, por që vijuan të ushtronin veprimtarinë e tyre. Për sezonin e ardhshëm, siç jeni në dijeni, do të kemi kushte të reja për licencimin e ofruesve të shërbimeve në plazhe. Sipas vendimit, vetëm operatorët e licencuar, hotelet, do të kenë të drejtë të shfrytëzojnë si biznes hapësirën bregdetare, thënë me thjesht, hapësirën ranore. Si dhe do të ketë më shumë hapësira të lira për qytetarët. Këto masa do të kenë efekte pozitive edhe te pushuesit, të cilët jo në pak raste kanë shprehur ankesa për abuzime me shërbimet e ofruara”- u shpreh Hoxha.

Ministri bëri me dije se prioritet do të jetë edhe ndërtimi i rrugëve me standarde për akses më të mirë në pikat turistike.

“Së treti, një problem që kërkon zgjidhje është krijimi i kushteve sa më të favorshme për aksesin në pika turistike, ku përfshihen ndërtimi i rrugëve me standarde apo rikonstruksioni i tyre, vendosja e sinjalistikës së duhur dhe orientuese, si dhe krijimi i infrastrukturës së nevojshme që këto pika të jenë të shfrytëzueshme edhe nga biznesi”- tha Hoxha.

Ministri tha më tej se një problematikë tjetër që është vërejtur ka qenë menaxhimi i zjarreve dhe emergjencave.

Duke pasur parasysh “shirat e pritshëm të vjeshtës,” Hoxha u bëri thirrje prefektëve që “të jenë në krye të punës për marrjen e masave për përballimin e situatave emergjente,” duke nënvizuar nevojën për “riorganizimin e Komisionit për Mbrojtjen Civile në qarqe”.

“Riorganizimi i Komisionit të Mbrojtjes Civile në Qark, përditësimi i planeve të emergjencave civile me ndryshimet e ndodhura, përditësimi i kontakteve dhe rrjetit të komunikimit, për të bërë lajmërimin e hershëm funksional, sensibilizimi i komunitetit për t’u përgatitur për vështirësitë e sezonit dimëror si dhe bashkëpunimi me të gjitha Agjencitë e Drejtoritë Rajonale, bashkitë në territorin e qarkut, si dhe me subjektet private për realizimin e detyrave, sipas udhëzimeve të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile”, theksoi Hoxha.

Hoxha tha se Policia e Shtetit ka bërë një punë të mirë në “luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike”.

“Kemi pasur fokus ndaj kultivimit të bimëve narkotike për shkak të pasojave afatgjata që sjell në shoqëri”- tha Hoxha.

Hoxha përmendi gjithashtu fokusin e Ministrisë së Brendshme në “paketën e sigurisë në shkolla.”

Në fund, Hoxha theksoi rëndësinë e përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme, duke përmendur rolin e prefektëve për “mbarëvajtjen e procesit elektoral që do të mbahet vitin e ardhshëm”.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Malaj takim me delegacionin e BERZH-it, diskutime për strategjinë e rritjes së qëndrueshme ekonomike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, priti sot në takim delegacionin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim të kryesuar nga…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Malaj takim me delegacionin e BERZH-it, diskutime për strategjinë e rritjes së qëndrueshme ekonomike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, priti sot në takim delegacionin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim të kryesuar nga…