Modernizimi kinez ofron mundësi për zhvillimin e rajonit të Azi-Paqësorit

Nga datat 10 – 16 nëntor, në Lima të Perusë do të mbahen takimet vjetore të Forumit për Bashkëpunimin Ekonomik të Azi-Paqësorit (APEC).


Nga datat 10 – 16 nëntor, në Lima të Perusë do të mbahen takimet vjetore të Forumit për Bashkëpunimin Ekonomik të Azi-Paqësorit (APEC). Gjatë kësaj periudhe do të mbahet edhe Takimi i 31-të Informal i Liderëve të Vendeve Anëtare të APEC. Tema e këtij viti do të jetë “Fuqizimi, Përfshirja dhe Rritja”( Empower, Include, Grow). Pjesëmarrësit do të fokusohen në forcimin e tregtisë së hapur, të lirë dhe gjithëpërfshirëse, si edhe në promovimin e rritjes së vazhdueshme ekonomike dhe transformimin global të energjisë.

Në fillim të nëntorit, Fondi Monetar Ndërkombëtar – FMN, deklaroi se falë performancës së mirë të gjashtë muajve të parë të vitit, organizata ngriti parashikimin për rritjen ekonomike të rajonit Azi-Paqësor. Për vitin 2024 deri në 4.6%, me 0.1 pikë përqindje më të lartë se në nivelin e mëparshëm, ndërsa për vitin 2025, nga 4.3% deri në 4.4%. FMN është optimiste për perspektivat ekonomike të rajonit Azi-Paqësor. Ajo beson se deri në fund të vitit 2024, kontributi i Azisë në rritjen ekonomike globale do të jetë në gati 60%.

Si një mekanizm i bashkëpunimit ekonomik të nivelit më të lartë, me sferën më të gjerë dhe me ndikimin më të madh në rajonin e Azi-Paqësorit, mund të kuptohet rëndësia e APEC në ekonominë botërore. Mirëpo, APEC ka shumë anëtarë, me dallime të mëdha në nivelet e zhvillimit, të cilat kanë edhe nevoja të ndryshme zhvillimi. Ndaj sfida më e madhe mbetet unifikimi i mendimeve të anëtarëve, duke marrë parasysh interesat e tyre, për të çuar përpara zhvillimin e përbashkët.

Për këtë, Kina paraqet propozimet e saj.


Foto nga VCG

Kina është pjesëmarrëse në bashkëpunimin dhe integrimin ekonomik të rajonit Azi-Paqësor. Ajo është partnere kryesore e shumë ekonomive rajonale, dhe gjithashtu një nyje e rëndësishme në zinxhirët industrialë dhe furnizues të rajonit. Në procesin e zhvillimit të këtij mekanizmi, veçanërisht dhjetë vitet e fundit, pavarësisht nga bashkëpunimet dypalëshe apo shumëpalëshe, Kina ka mbrojtur parimet e përgjegjësive të përbashkëta dhe ndarjes së përfitimeve brenda kornizës së APEC, duke garantuar pjesëmarrjen e të gjitha palëve në vendimet e organizatës. Pra, projekti i saj i pro multilateralizmit, i bazuar mbi bashkëpunimin institucional, ka fituar reagimet pozitive të anëtarëve të tjerë.

Si për shembull; Në fjalimin e mbajtur në Takimin e 28-të Informal të Liderëve të APEC, Presidenti kinez Xi Jinping theksoi kërkesat për të ndërtuar një komunitet me një të ardhme të përbashkët në Azi-Paqësor, një komunitet që të jetë i hapur dhe gjithëpërfshirës, me rritje inovative, ndërlidhshmëri të ngushtë dhe bashkëpunime me përfitime reciproke.

Ndërtimi i një komuniteti Azi-Paqësor me një të ardhme të përbashkët, është një ide e re për bashkëpunimin rajonal. Kjo nënkupton se çdo vend, pavarësisht i madh apo i vogël, është partner i barabartë dhe ka të drejtën e fjalës në përcaktimin e të ardhmes së rajonit. Ky projekt kinez ka karakteristika të theksuara gjithëpërfshirëse dhe vijueshmërie, sepse është i përkushtuar ndaj përfitimit të të gjithë anëtarëve, jo vetëm të disave.


Presidenti kinez Xi Jinping mban fjalim për bashkimin e APEC-ut drejt zhvillimit, nëntor 2023, Los Anxhelos/Xinhua

Falë promovimit të Kinës, anëtarët bashkuar të APEC, kanë nxitur ndërlidhshmërinë në të gjitha drejtimet në mënyrë të rregullt. Në Indonezi, pasi hekurudha me shpejtësi të lartë Xhakarta-Bandung, e ndërtuar bashkërisht nga Kina dhe Indonezia, nisi zyrtarisht funksionimin më 17 tetor, shitja e biletave ka ruajtur nivelin mesatar prej 90%. Aktualisht numri i trenave është shtuar në 28 në ditë. Në Peru, porti i madh Chancay, në ndërtim e sipër nga kompanitë kineze, do të bëhet një qendër e rëndësishme transporti dhe logjistike për bregun e Paqësorit Jugor. Në Malajzi, projekti hekurudhor në bregun lindor ka ndërtuar një “urë” lidhëse lindje-perëndim dhe veri-jug, në pyjet tropikale të vendit. Krahas ndërtimit të projektit “kanale të gjelbra” për transportin e mallrave, tani qershitë kiliane mund të arrijnë në Kinë brenda 40 orëve, duke kapërcyer më shumë se 19 mijë kilometra distancë. Kikirikët e porositur në mëngjes në Vietnam, mund të mbërrijnë pasdite në Portin Tianbao, në provincën Yunnan të Kinës Jugperëndimore. Ndërsa, durianët e freskët tajlandezë, pasi shkarkohen në Portin Nansha të qytetit Guangzhou, mund të shiten pas 1.5 ore në tregun lokal.

Teksa 1.4 miliardë banorë kinezë ecin drejt modernizimit, Kina me siguri do të krijojë një forcë shtytëse më të madhe, për rritjen e ekonomisë së rajonit Azi-Paqësor dhe asaj të mbarë botës.

Burimi: CRI.CN

 

Lexo më shumë nga

Saro pret ambasadorin e Egjiptit, mundësi për investime në sektorët strategjikë

Drejtoresha e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Laura Saro priti sot në një takim me ambasadorin e Egjiptit…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Saro pret ambasadorin e Egjiptit, mundësi për investime në sektorët strategjikë

Drejtoresha e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Laura Saro priti sot në një takim me ambasadorin e Egjiptit…