Çelet Qendra Rinore Multifunksionale në Durrës, Muzhaqi: E 15-ta në vend, nxit aktivizimin e të rinjve

Në përurimin e qendrës ishin të pranishme ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako.


Në qytetin e Durrësit u përurua Qendra Rinore Multifunksionale, ku të rinjtë mund të realizojnë aktivitete që rrisin përfshirjen në jetën sociale, por edhe ndikojnë në zhvillimin personal të tyre.

Në përurimin e qendrës ishin të pranishme ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, Drejtoresha e World Vision Albania, Eljona Boçe Elmazi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Geron Ibrahimi dhe të rinj të qytetit përuruam Qendrën Rinore Multifunksionale në Durrës.

Kjo qendër ka si qëllim përmirësimin e infrastrukturës rinore nëpërmjet shtimit të ambienteve për lexim (bibliotekë) dhe për zhvillimin e aktiviteteve rinore me karakter edukativ, kulturor apo social të komunitetit rinor të bashkisë Durrës, duke nxitur njëkohësisht edhe ndjenjën e vullnetarizmit tek të rinjtë.

Ministrja Muzhaqi tha se “sot arritëm të bëjmë të mundur këtë hapësirë. Kjo është hapësira e 15 që kemi hapur në bashkitë e vendit në tre vite të projektit. Kemi kuptuar që kur të rinjtë e kërkojnë vetë e përdorin më së miri edhe vetë”.

“Shpresoj që ta frekuentoni sa më shumë këtë hapësirë dhe ta plotësoni jo vetëm me aktivitetet tuaja, por edhe mund të bëni një murale të bukur ose piktura të këndshme për t’i mbushur hapësirat e qendrës”, theksoi Muzhaqi.

Ministrja Muzhaqi tha se “në tre vitet e fundit e kemi trefishuar mbështetjen për organizatat e shoqërisë civile. Janë 26 organizata që kanë filluar projektet e tyre me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe ne do sigurohemi që ata t’iu përfshijnë juve në aktivitetet që bëjnë”.

Duke iu drejtuar të rinjve kryebashkiakja Sako u shpreh se “kjo hapësirë është tërësisht për ju, keni sallën e bibliotekës dhe një sallë tjetër të konceptuar për aktivitete pak më të gjera për diskutime debate, dëgjesë, apo çdo lloj aktiviteti që ju keni dëshirë dhe vullnet për të realizuar”.

Ky është viti i tretë që Ministria për Rininë dhe Fëmijët së bashku me Agjencinë Kombëtare të Rinisë mbështesin bashkitë për t’iu ofruar të rinjve hapësira moderne dhe cilësore me qëllim rritjen e hapësirave rinore në mbarë Shqipërinë.

Këtë vit mbi 100 mijë të rinj që jetojnë në bashkitë Fier, Mat, Malësi e Madhe, Librazhd, Sarandë dhe Korçë, kanë më shumë hapësira të sigurta, qendra rinore dhe qendra shumëfunksionale krejtësisht të kushtuara për ta.

Në dy vitet e para të kësaj thirrje janë mbështetur 9 bashki: Lezha, Elbasani, Tirana, Roskoveci, Durrësi, Gjirokastra, Lushnja, Dibra dhe Kamza.

(ATSH)

Ibrahimaj: 300 milionë lekë grant për financimin e startup-eve në 2025

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot se qeveria ka vendosur në…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ibrahimaj: 300 milionë lekë grant për financimin e startup-eve në 2025

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot se qeveria ka vendosur në…