Buxheti 2025, Vengu: 52.7 miliardë lekë për Ministrinë e Mbrojtjes, investime për ringritjen e industrisë ushtarake

Projektbuxheti i vitit 2025 për Ministrinë e Mbrojtjes mbështet modernizimin e Forcave të Armatosura si dhe ringritjen e industrisë ushtarake.


Projektbuxheti i vitit 2025 për Ministrinë e Mbrojtjes mbështet modernizimin e Forcave të Armatosura si dhe ringritjen e industrisë ushtarake.

Në një seancë dëgjimore në komisionin e Sigurisë Kombëtare, ministri Vengu u shpreh se buxheti garanton mbështetjen e plotë financiare për nevojat dhe modernizimin e Forcave të Armatosura, por edhe siguron zbatimin e reformave të iniciuara që investimet në mbrojtje të përkthehen në gatishmëri operacionale dhe qëndrueshmëri të strukturave të emergjencave civile në territor.

Po ashtu, sipas tij, buxheti synon sigurimin e rritjes ekonomike përmes axhendës së industrisë ushtarake.

“Viti 2025 parashikohet të jetë viti i dytë ku plotësohet detyrimi dhe angazhimi përkundrejt NATO-s për të arritur një buxhet mbi vlerën 2% në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto”, tha Vengu.

Ministri bëri të ditur se buxheti 2025 për ministrinë e Mbrojtjes shkon në shifrën e 52.7 miliardë lekësh.

Duke u ndalur te prioritetet kryesore që adreson ky buxhet, Vengu u shpreh se së pari mbështeten investimet në kapitalin njerëzor dhe vijimi i modernizimit dhe rritjes së gatishmërisë operacionale.

“Prioritet janë investimet në infrastrukturën ushtarake dhe miradministrimi i aseteve dhe pronave, emergjencat civile dhe industria ushtarake ku kemi risi për sa i përket rivitalizimit të ish-uzinave ushtarake. Buxheti siguron vijimësinë e 21 projekteve në zbatim e sipër dhe fillimin e 8 projekteve të reja. Po ashtu, parashikohet vijimësia e 62 projekteve në infrastrukturë si dhe 8 objekte të reja që do i nënshtrohen investimit”, tha Vengu.

Ministri theksoi se parashikohet po ashtu një buxhet i konsiderueshëm për sa i përket trajtimit financiar, ku përfitojnë 2500 personel të FA-së, rritje në pagë që shkojnë shpeshherë deri në dyfishim të rrogës. “530 milionë lekë do t’i shtohen trajtimit financiar të FA-së”, tha ministri.

Po ashtu, Vengu theksoi se e1 miliard lekë në buxhet shkojnë për forcën rezerviste.

“Plani për rezervistët synon që deri në vitin 2030, 1/5 e Forcës së Armatosur aktive të përbëhet nga forca rezerviste”, tha ministri.

Duke folur për investimin në mjete dhe pajisje, ministri Vengu u shpreh se Forca Tokësore ka “pjesën e luanit”.

“Do të sigurojmë investime të reja në armatime moderne, makineri dhe pajisje në vlerën 1.3 miliard lekë. Për mjete mbështetëse speciale xheniere kemi një fond në vlerën 912 milionë lekë. Synojmë të investojmë në blerjen e dy avionëve me përdorim të dyfishtë, për emergjencat civile si dhe për stërvitjen e pilotëve të FA-së, si dhe në sistemet antidronë”, tha ministri.

Vengu theksoi po ashtu se mbështetje me fonde buxhetore do të kërkohen edhe për bazën e NATO-s në Kuçovë si dhe mirëmbajtjen e helikopterëve “Black Hawk”.

“Në buxhet parashikohen 630 milionë lekë për blerje anijesh patrulluese. Ne synojmë të ngremë industrinë detare në Pashaliman. Përmes ligjit të ri të industrisë ushtarake synojmë të ringremë edhe industrinë ushtarake detare”, tha ai.

Vengu tha se synimi është që përmes industrisë ushtarake në vitin 2025 të fillohet gjenerimi i të ardhurave.

“Buxheti parashikon ngritjen e kapaciteteve në Mjekës, Gramsh dhe Poliçan. Po ashtu synohet edhe ngritja e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes”, tha Vengu.

Emergjencat civile, sipas Vengut zënë po ashtu një pjesë të konsiderueshme në buxhet me një rritje prej 300 milionë lekësh.

(ATSH)

Saro pret ambasadorin e Egjiptit, mundësi për investime në sektorët strategjikë

Drejtoresha e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Laura Saro priti sot në një takim me ambasadorin e Egjiptit…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Saro pret ambasadorin e Egjiptit, mundësi për investime në sektorët strategjikë

Drejtoresha e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Laura Saro priti sot në një takim me ambasadorin e Egjiptit…