Buxheti 2025, QKK: Mbështetje për zhvillimin e sektorit kinematografik dhe audiovizual

Eol Çashku, kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, mori pjesë sot në seancën dëgjimore për diskutimin në parim të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2025”,.


Eol Çashku, kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, mori pjesë sot në seancën dëgjimore për diskutimin në parim të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2025”, në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik të Kuvendit të Shqipërisë.

Gjatë seancës, Çashku informoi deputetët e Kuvendit, “mbi problemet e zbatimit të paplotë të Ligjit për Kinematografinë ndër vite, pasojat e dhimbshme mbi të gjithë sistemin kinematografik dhe audiovizual në vendin tonë, si dhe përpjekjet e QKK aktualisht, në drejtim të përmbushjes së normave të përjashtimit kulturor evropian”.

Çashku mes të tjerash tha se, QKK ka hartuar dhe ka paraqitur fazën e parë dhe të dytë të projektit buxhetor afatmesëm 2025-2027, duke mbështetur të gjithë objektivat e programit të qeverisë për zhvillimin e qëndrueshëm të kinematografisë dhe audiovizualit në vend.

“Aktualisht janë dhëne leje qarkullimi për 6 filma, produksione me fonde jo publike nga të cilat buxheti i shtetit arkëton tatimfitimi dhe tatim mbi vlerën e shtuar. Për vitin 2023 shteti arkëton TVSH dhe tatimfitimi nga Kinema Millenium dhe Cineplex; Kinema Cineplex 14,799,304 lekë, kinema Millennium 1,181,203 lekë dhe në total 15,980,507 lekë” tha Çashku.

Çashku gjeti mirëkuptimin dhe mori mbështetjen e deputetëve të pranishëm në seancë për përpjekjet e QKK-së në drejtim të zbatimit të ligjit për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit kinematografik dhe audiovizual shqiptar.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Magjia e dritave në qytetin e një mbi një dritareve, Rama ndan pamjet nga Berati

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale, pamjet e “Mangalem’s Shades”, një festival muzikor dritash dhe ngjyrash që tashmë…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Magjia e dritave në qytetin e një mbi një dritareve, Rama ndan pamjet nga Berati

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale, pamjet e “Mangalem’s Shades”, një festival muzikor dritash dhe ngjyrash që tashmë…