1200 sportistë nga 43 shtete, pjesëmarrës në Kampionatin Evropian për Kadet dhe Fëmijë të Taekwondo-së
Rezultati më i mirë për Shqipërinë u arrit nga Helena Passantino, që në finalen për peshën deri në 18kg, mundi sportisten bullgare dhe siguroi medaljen e Artë për Shqipërinë
Kampionati Evropian për Kadet dhe Fëmijë i Taekwondo-së i mbajtur në Tiranë ka përfunduar me sukses.
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) njoftoi se, në këtë kampionat që u shënua edhe një rekord i pjesëmarrjes me 1200 sportistë nga 43 shtete, u zhvilluan ndeshje me shumë nivel.
Turqia për Kadet dhe Bullgaria për fëmijë ishin shtetet që morën rezultatet më të larta përgjatë ditëve të këtij aktiviteti.
Rezultati më i mirë për Shqipërinë u arrit nga Helena Passantino, që në finalen për peshën deri në 18kg, mundi sportisten bullgare dhe siguroi medaljen e Artë për Shqipërinë.
Ndërsa Darel Marku mori medaljen e argjendtë në kategorinë e fëmijëve.
Në ceremoninë e mbylljes i pranishëm ishte dhe Presidenti i KOKSH Fidel Ylli, i cili vlerësoi punën e Federatës së Taekwondo-së, që në një hark të shkurtër kohor ka zhvilluar 2 turne të rëndësishëm Ndërkombëtarë në Tiranë.
(ATSH)