Xi Jinping u përgjigjet letrave të miqve brazilianë

Xi Jinping theksoi se është shumë i lumtur teksa sheh që miqësia mes Kinës dhe Brazilit përcillet brez pas brezi dhe lë pasardhës


Ditët e fundit, Presidenti i Kinës Xi Jinping iu përgjigj letrave të disa personave miqësorë të sferave të ndryshme të Brazilit, duke i inkurajuar ata të vazhdojnë të japin kontribute për çështjen e miqësisë kino-braziliane.

Xi Jinping theksoi se është shumë i lumtur teksa sheh që miqësia mes Kinës dhe Brazilit përcillet brez pas brezi dhe lë pasardhës. Gjatë 50 viteve të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Kina dhe Brazili kanë ecur përkrah duke u bërë miq të mirë.

Kina është e gatshme të punojë me Brazilin për të vazhduar pasurimin e miqësisë mes dy vendeve, për t’i kthyer marrëdhëniet Kinë-Brazil në një model uniteti, bashkëpunimi, zhvillimi të përbashkët dhe përfitimi reciprok mes vendeve të mëdha në zhvillim, si edhe për të dhënë kontribute më të mëdha për paqen dhe përparimin e njerëzimit.

“Unë mirëpres sa më shumë miq brazilianë të vijnë në Kinë dhe ta përjetojnë vetë modernizimin e stilit kinez. Shpresoj se njerëz nga sfera të ndryshme të të dy vendeve, do të luajnë një rol aktiv në promovimin e zhvillimit të vazhdueshëm të marrëdhënieve Kinë-Brazil, me qëllim që miqësia mes dy vendeve të rrjedhë si Lumi Jance dhe Lumi Amazona,” u shpreh Xi.

Kohët e fundit, Henrique Magalhães Teixeira, ish-Nënkryetar Bashkie i qytetit Kampinas të Sao-Paulo të Brazilit, së bashku me më shumë se 100 figura të tjera miqësore braziliane, përfaqësues nga Shoqata e Miqësisë Brazil-Kinë, pedagogë e studentë të Universitetit Shtetëror të Sao-Paulos, pjesëtarë të Orkestrës “Fort Copacabana” etj., i shkruan secili letra të veçanta Presidentit Xi Jinping, për ta falenderuar për kontributin e dhënë nga qeveria kineze, kompanitë dhe universitetet kineze lidhur me shkëmbimet miqësore mes Brazilit e Kinës, si edhe për përmirësimin e jetesës së banorëve vendas.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.