Vengu: Mjekët ushtarakë pranë qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha sot se mjekët ushtarakë janë çdo ditë në detyra të rëndësishme humanitare, duke u shërbyer jo vetëm efektivëve të Forcave të Armatosura, por edhe qytetarëve.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha sot se mjekët ushtarakë janë çdo ditë në detyra të rëndësishme humanitare, duke u shërbyer jo vetëm efektivëve të Forcave të Armatosura, por edhe qytetarëve.

“Mjekët ushtarakë kryejnë detyra të jashtëzakonshme humanitare çdo ditë, duke u shërbyer jo vetëm efektivëve të Forcave të Armatosura, por edhe çdo qytetari që kërkon ndihmë mjekësore. Ata nuk kufizohen vetëm në ambientet e Spitalit të Traumës apo brenda kufijve të vendit, por janë gjithmonë gati të përgjigjen kudo nevojitet ndihma e tyre”, u shpreh ministri në postimin e tij në Facebook.

Disa histori suksesi dhe angazhimeve të mjekëve ushtarakë, sillen në vëmendje në postimin e ministrin të Mbrojtjes, duke kujtuar rolin e mjekëve, që përtej humanizimit, nuk bëjnë dallime në shërbimet e tyre, nëse u vijnë në ndihmë ushtarakëve apo civilëve.

Brikena Danaj, mjeke ORL e nis fjalën e saj me moton: “Shëndet për të gjithë”!

“Mjekët ushtarakë edhe në bazë të përgatitjes, pasi kanë mbaruar Akademinë Ushtarake, bëjnë më tepër sakrifica. Ata shërbejnë brenda vendit, jashtë vendit dhe në terrene shumë më të vështira, në kushte nga më të ndryshmet. Gjej rastin të flas për shërbimet humanitare që ne kryejmë në rang kombëtar dhe ndërkombëtar, sipas nevojave që na paraqiten dhe kërkesave nga Ministria e Mbrojtjes”, thotë mjeku Arnold Pasho.

“Pavarësisht se ne prioritet u japim ushtarakëve, ne edhe popullatën civile e ndihmojnë në të njëjtën formë dhe me të njëjtin angazhim. Nëse në një sallë operatore, mund të jetë duke u kryer një ndërhyrje kirurgjikale, pavarësisht nëse në kartelë është shkruar civil apo status ushtarak, për mua nuk ka rëndësi puna e mjekut është një mision dhe si i tillë unë dua ta përmbush 100%”, thonë mjeket Rudina Delialliasi dhe Mariola Josifi. (ATSH)

Mjekët ushtarakë kryejnë detyra të jashtëzakonshme humanitare çdo ditë, duke u shërbyer jo vetëm efektivëve të Forcave të Armatosura, por edhe çdo qytetari që kërkon ndihmë mjekësore.

Ata nuk kufizohen vetëm në ambientet e Spitait të Traumës apo brenda kufijve të vendit, por janë gjithmonë gati të përgjigjen kudo nevojitet ndihma e tyre.

#Mbrojtja
#ForcatEArmatosura

Posted by Pirro Vengu on Tuesday, November 12, 2024

Lexo më shumë nga

Rama: Sistem i posaçëm me Agjencinë e Sigurisë Kibernetike për rastet e dhunës apo bullizmit online

Kryeministri Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilluan me një përfaqësi prindërish që drejtojnë Këshillat e Prindërve…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Sistem i posaçëm me Agjencinë e Sigurisë Kibernetike për rastet e dhunës apo bullizmit online

Kryeministri Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilluan me një përfaqësi prindërish që drejtojnë Këshillat e Prindërve…