Rama: Bunkerët dikur të zymtë, sot nxisin rritjen e pandalshme të turizmit

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjetin social X, një artikull të prestigjiozes CNN Travel, e cila i ka kushtuar vëmendje Shqipërisë turistike dhe gjithë atraksioneve që mund të shihen nga turistët.


Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjetin social X, një artikull të prestigjiozes CNN Travel, e cila i ka kushtuar vëmendje Shqipërisë turistike dhe gjithë atraksioneve që mund të shihen nga turistët. Bunkerët, mbeten një dëshmi e së kaluarës së Shqipërisë dhe periudhës së komunizmit, ndërkohë që sot ato janë kthyer në një atraksion që ka marrë vëmendjen absolute të turistëve që vizitojnë vendin tonë në çdo periudhë të vitit.

“Zhytuni në të kaluarën e errët të Shqipërisë, të shndërruar në një të tashme mjaft gjallëruese! Bunkerët dikur të zymtë tani nxisin rritjen tonë të pandalshme të turizmit. Është e mrekullueshme të shohësh CNN duke shfaqur këtë udhëtim tonin”, shkruan Rama në rrjetin social X.

Në artikull evidentohet se, sot Shqipëria po përjeton një Rilindje Turistike, e mbështetur nga sipërmarrës dhe emigrantë të kthyer që po i japin një jetë të dytë strukturave ushtarake komuniste që dikur përdoreshin për të vendosur armët e luftës.

Për të risjellë historinë dhe traditat e tyre, Shqiptarët tani po ripërdorin bunkerët dhe ish-kazermat ushtarake si restorante që shërbejnë ushqim dhe verë tradicionale – ambiente interesante unike për bujtina, muzetë e artit dhe historisë, madje edhe studiot e tatuazheve.

Ndërsa Shqipëria është ende duke u shëruar nga pasojat e epokës komuniste – ajo mbetet e vendosur për të rimarre kontrollin e narrativës dhe të mos lejojë që e kaluara e errët e vendit ta përcaktojë.

Lexo më shumë nga

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!