Panairi Ndërkombëtar i Librit, Shoqata New Umor Sound Durrës prezanton dy libra 

“Ej Paskuale, unë besoj që një ditë…” nga Giuseppe Palumbo dhe “Magazzino 18” i autorëve Simone Cristicchi dhe Jan Bernas.


Shoqata New Umor Sound Durrës do të organizojë dy prezantime të veçanta në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Tiranë më 14 nëntor.

Ky aktivitet shënon hapjen e veprimtarive për 30-vjetorin e Shoqatës, një jubile që do të vazhdojë me evente të shumta përgjatë vitit të ardhshëm.

Nga ora 12:00-13:00, në sallën ovale të Pallatit të Kongreseve, do të prezantohet libri i autorit italian Giuseppe Palumbo, “Ej Paskuale, unë besoj që një ditë…”. Ky libër përmban poezi, këngë dhe parodi që reflektojnë jetën e përditshme të autorit, përvojat sentimentale dhe temat e mjedisit e të shoqërisë. Parathënia është redaktuar nga Prof. Bruno Capobianco, dhe kopertina është realizuar nga Eduard Daka. Prezantimi do të moderohet nga Ariola Kondakçiu nga Botimet JOZEF SHPK.

Gjithashtu, do të prezantohet edhe libri “Magazzino 18” i autorëve italianë Simone Cristicchi dhe Jan Bernas, përkthyer në shqip nga Yllka Hasani dhe botuar me lejen e Mondadori SpA.

Ky libër sjell një rrëfim historik prekës për tragjedinë e italianëve të Istrias, Fiumes dhe Dalmacisë, të cilët u detyruan të lënë shtëpitë e tyre pas Traktatit të Paqes të vitit 1947.

 

Ky aktivitet i parë i Shoqatës New Umor Sound në kuadër të 30-vjetorit ju fton të bëheni pjesë e një përvoje të pasur me poezi, histori dhe ndjeshmëri artistike, duke sjellë një mesazh të rëndësishëm social dhe kulturor.

Historia e Kongresit të Manastirit dhe stërgjyshi im Simon Shuteriqi

"Njëri prej 32 delegatëve ishte edhe stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi. Në vitin 1908 ai ishte vetëm 25 vjeç"

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Historia e Kongresit të Manastirit dhe stërgjyshi im Simon Shuteriqi

"Njëri prej 32 delegatëve ishte edhe stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi. Në vitin 1908 ai ishte vetëm 25 vjeç"