Denaj në diplomimin e studentëve të UBT-së: Gati të nisin udhën e tyre profesionale
Në Universitetin Bjqësor të Tiranës u zhvilllua sot ceremonia e diplomimit të 1,475 studentëve.
Në Universitetin Bjqësor të Tiranës u zhvilllua sot ceremonia e diplomimit të 1,475 studentëve.
Në këtë ceremoni ishte e pranishme edhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, rektori Prof.Dr. Fatbardh Sallaku, pedagogë, studentë, etj.
“Agronomë, veterinerë, zooteknikë dhe teknologë ushqimorë të rinj, të cilët sot realizuan një ëndërr të madhe. Tani, janë gati të nisin udhën e tyre profesionale, duke kontribuar për një vizion të përbashkët drejt “Bujqësia 2030” dhe “Shqipëria 2030”, që na afron edhe më shumë me Bashkimin Evropian” , tha Denaj në një postim në rrjetet sociale.
Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) vijon të jetë zgjedhja e duhur për të rinjtë që duan të kenë një karrierë të qëndrueshme.
UBT është një institucion lider i arsimit të lartë në vend, ku shkenca dhe studentët shkëmbejnë ide me aktorë të ekonomisë dhe politikës për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe mjedisor të shoqërisë sonë.
Për studentët që regjistrohen në degë prioritare, Universiteti Bujqësor i Tiranës ofron një paketë të gjerë mbështetje, që nga pagesa prej 40 mijë lekësh në muaj, tek konviktet me një kuotë minimale si dhe ambiente moderne të pajisura me laboratorë sipas standardeve ndërkombëtare ISO sigurojnë një edukim cilësor dhe praktik.
(ATSH)