Nënshkruhet në Baku memorandumi i gazifikimit, Balluku: Projekti nis nga Korça vitin e ardhshëm, shtrihet në Pogradec dhe Ersekë

Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u takuan sot me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.


Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u takuan sot me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Pas takimit, palët nënshkruan edhe memorandumin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Albgazit dhe kompanisë shtetërore të naftës në Azerbajxhan, SOCAR, për zhvillimin e infrastrukturës së gazifikimit të qytetit të Korçës.

Në një deklaratë nga Baku pas nënshkrimit të marrëveshjes, Balluku u shpreh se kjo marrëveshje synon gazifikimin e vendit që do të nisë nga qyteti i Korçës në vitin 2025.

“Këtu në Baku gjatë zhvillimeve të COP 29 ne patëm edhe një marrëveshje të re me qeverinë e Azerbajxhanit, për sa i përket gazifikimit të Korçës. Është një lajm shumë i mirë ky, i cili ka nisur dhe është ngjizur prej kohësh midis Albgazi-t të Shqipërisë dhe Socar-it të Azerbajxhanit, por tashmë po bëhet realitet”, tha Balluku.

“Planet tona janë që të nisim sa më parë nga puna duke nisur kështu me të gjithë pjesën inxhinierike tashmë që studimi i fizibilitetit ka mbaruar. Parashikohet që ky projekt të nisë gjatë vitit 2025 për t’u dorëzuar në vitin 2027”, theksoi zëvendëskryeministrja.

Balluku u shpreh se, “ajo që synohet është që të mbulojmë një rrjet të tërë shpërndarjeje gjatë gjithë qytetit të Korçës, por nga ana tjetër kryesisht edhe në bizneset të cilat operojnë në këtë qytet”.

“Duhet pasur parasysh se sa më shumë do të shtrihet gazifikimi i Shqipërisë, bazuar në planin strategjik për gazifikimin e vendit, aq më shumë do të ulen kostot për sa i përket këtij produkti që do t’i jepet qytetarëve”, tha Balluku.

Balluku sqaroi se gazifikimi më pas do të shtrihet edhe në zonën e Pogradecit dhe në zonën e Ersekës.

“Në fillim shteti do të nisë sigurisht duke e mbështetur këtë procedurë të re, këtë produkt të ri dhe shërbim të ri për më pas duke e zgjeruar këtë edhe në zonën e Pogradecit dhe në zonën e Ersekës dhe duke pasur parasysh që ne synojmë që industria të ketë alternativën e zgjedhjes të energjisë, pra jo vetëm përdorimin e energjisë elektrike, por edhe të gazit, ne parashikojmë që ky gazifikim i vendit të vazhdojë deri në vitin 2030, duke mbuluar pjesën më të madhe të qyteteve, të cilat kanë edhe pjesë industriale apo biznese, të cilat mbështeten nga industria e gazit”, tha ajo.

Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe njëherësh drejtues politik i PS në Korçë, Niko Peleshi, u shpreh se, “pa dyshim që është një lajm i shkëlqyer për Korçën dhe për rajonin dhe për gjithë Shqipërinë”.

“Korça është fatlume pasi gazsjellësi TAP kalon nga Korça, po jo vetëm kjo, edhe fakti që korçarët janë pagues të mirë të faturave të ujit, të kanalizimeve dhe të gjithë tarifave të tjerave, kjo besoj e bëri edhe Korçën qytet atraktiv për këtë projekt nga ku po fillon gazifikimi i Shqipërisë në fakt”, tha ai.

“Lajm shumë i mirë për familjarët, për bizneset aktuale, për bujtinat, restorantet, hotelet dhe bizneset e tjera ekzistuese, por lajm i mirë dhe për bizneset e reja, të cilat kur mendojnë se ku ta vendosin biznesin e tyre mund të ketë më shumë shanse të vendosin të zgjedhin Korçën ku kemi një burim energjie, më të lirë, alternativ. Pra në terma të interesave individuale, duke parë edhe si korçar kjo është një ulje e kostove për ngrohje, por dhe për gatim dhe një cilësi më e mirë jete sepse tani ne për fat të keq ne ende kemi shumë shtëpi që nuk arrijnë dot të ngrohin të gjithë ambientet dhe e përkthyer në terma të tjerë kjo është një jetë më e shëndetshme, sepse me gazin, me shpërndarjen e gazit në çdo familje do të kemi mundësi që të realizojmë një ngrohje me burim alternativ më të lirë të të gjithë ambienteve”, tha Peleshi.

Balluku shtoi se, Shqipëria është angazhuar për mbrojtjen e mjedisit dhe mos përdorimin e lëndëve drusore për ngrohje.

“Ne na është dashur së bashku të merremi dy vite konsekutiv për sa i përket lëndës drusore, e cila është tashmë gjithmonë e më pak e disponueshme, duke pasur parasysh këtu edhe eksportet nga Maqedonia e Veriut apo nga Kosova, pasi lënda drusore përdoret shumë në zonën e Korçës, por duke qenë se ne ndodhemi sot në COP 29 duhet të kemi parasysh që e gjithë politika për mbrojtjen e mjedisit dhe gjithë angazhimet që Shqipëria ka marrë për mbrojtjen e mjedisit shkon në të njëjtën udhë me mos përdorimin e lëndëve drusore për ngrohjen”, tha Balluku.

Nga ana tjetër, Balluku u shpreh se, Korça është zgjedhur për të pilotuar këtë projekt pikërisht sepse korçarët kanë treguar që janë qytetarë të mirë sa i përket të gjithë përballimit të faturave të shërbimeve.

“Korça është zgjedhur për të pilotuar këtë projekt, pra Strategjinë Kombëtare të Gazifikimit të vendit që mbështetet nga Socar, nga kompania e ekselencës së Azerbajxhanit sa i përket gazit në nivel ndërkombëtar, pikërisht sepse korçarët kanë treguar që janë qytetarë të mirë sa i përket të gjithë përballimit të faturave të shërbimeve duke mos krijuar asnjëherë debitë të këqija për asnjë nga kompanitë, qofshin këto UKT apo kompanitë elektrike”, tha Balluku.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Kavajë, Gonzato: E ardhmja e Shqipërisë si një destinacion turistik, të ndërtohet mbi vlerësimin e trashëgimisë lokale

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato vizitoi të mërkurën qytetin e Kavajës.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kavajë, Gonzato: E ardhmja e Shqipërisë si një destinacion turistik, të ndërtohet mbi vlerësimin e trashëgimisë lokale

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato vizitoi të mërkurën qytetin e Kavajës.