Begaj takim me Kryesuesin e OSBE-së, Borg: OSBE kontribut në avancimin e reformës zgjedhore

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Kryesuesin e OSBE-së, Zëvendëskryeministër dhe Ministër për Çështjet e Jashtme dhe Evropiane dhe Tregtinë e Maltës, Ian Borg.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Kryesuesin e OSBE-së, Zëvendëskryeministër dhe Ministër për Çështjet e Jashtme dhe Evropiane dhe Tregtinë e Maltës, Ian Borg.

Në fokus të këtij takimi ishte bashkëpunimi i Shqipërisë me OSBE-në dhe Maltën. Presidenti i Republikës theksoi se OSBE-ja dhe Prezenca e saj në Shqipëri kanë qenë partnerët e besueshëm 27 vjetët e fundit me mbështetjen e reformave të rëndësishme për vendin në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

Presidenti Begaj i përcolli Borg vlerësimin për kontributin që OSBE-ja ka dhënë në avancimin e reformës zgjedhore, në forcimin e shtetit të së drejtës, sistemin e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit.

“Shqipëria do të vijojë të mbështesë vlerat e të drejtave të njeriut dhe vlerat e demokracisë”, theksoi Presidenti Begaj.

Në lidhje më marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Maltës, Presidenti Begaj rikonfirmoi vullnetin për të forcuar më tej këtë bashkëpunim përmes rritjes së kontakteve dhe zgjerimit të shkëmbimeve ekonomike, veçanërisht në fushën e turizmit, ndërsa shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e integrimit evropian.

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!